Farmaci

dhj92015

Methylphenidate, Cochrane: Të përdoret me kujdes për të kuruar ADHD

Promovim i shoqëruar me rekomandimin për kujdes në përdorimin e Methylphenidate: është ky mesazhi kryesor i ofruar nga një rishikim i kohëve të fundit, i drejtuar nga "Cochrane" për trajtimin e çrregullimit të deficiti i vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD). Ky çrregullim prek rreth 5% të fëmijëve dhe prodhon simptoma sjelljeje që gjurmohen edhe në adoleshencë e moshë të rritur. Maurizio Bonati nga Instituti "Mario Negri" në Milano thotë se "për herë të parë autorët e kërkimit kanë vënë bashkë më shumë se 185 studime të kontrolluara të cilat kanë përfshirë në total më shumë se 12 mijë persona, mes të cilëve fëmijë ose adoleshentë dhe përbëjnë një bazë të gjerë të evidencave shkencore edhe pse për fat të keq, shumë heterogjene".
Çfarë na thonë këto studime? "Në thelb asgjë të re, në kuptimin që gjithë sa dihej konfirmohet këtu. Methylphenidate është një bar stimulues, prandaj ka efekt, ndonëse të lehtë, të stimulimit të qëndrimit zgjuar dhe të reduktimit të oreksit. Por e rëndësishme është se nuk janë dokumentuar efekte anësore të rënda, të cilave iu druheshim, për shembull në nivelin kardiak apo të rënies përtej normave në peshë. Studimet e marra në shqyrtim janë të gjitha relativisht të shkurtra dhe nevojiten thellime të mëtejshme për të dhënë një siguri më të madhe në përdorim". Rekomandimi për kujdes edhe pse i rëndësishëm, nuk iu thotë se duhet të hiqni dorë nga methylphenidate, përkundrazi, siç thotë Bonati: "Nga kërkimi i Cochrane rezulton se ky është bari i zgjedhjes, ai rreth të cilit kemi më shumë informacione. Vetëm për pak principe të tjera kundër ADHD janë prodhuar kaq shumë evidenca; kemi tashmë njohuri të konsoliduara mbi pozologjinë dhe dozat më të përshtatshme".
Sigurisht, autorët nënvizojnë se do të duheshin edhe më shumë studime të cilësisë më të mirë: "Në disa aspekte janë hedhur poshtë burime që mund të përdoreshin në mënyrë më të saktë duke zhvilluar studime më solide". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC