Farmaci

dhj182015

Mieloma multiple, FDA aprovon ixazomib, inhibitorin e parë oral të proteazomës

tags: STUDIM

Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar ixazomib një molekulë e indikuar për trajtimin e pacientëve të prekur nga mieloma multiple. Bari administrohet në rrugë orale një herë në javë, në kombinim me lenalidomide dhe deksametazon, si terapi te personat që i janë nënshtruar në të kaluarën të paktën një regjimi terapeutik.

Bëhet fjalë për inhibitorin e parë oral të proteazomës të indikuar për trajtimin e mielomës multiple. Aprovimi vjen pas një analize të të dhënave të studimit TOURMALINE-MM1. Një kërkim mbi ixazomib i krahasuar me placebo ka përfshirë 722 pacientë me mielomë multiple recidivante apo refraktare. Bari ka arritur endpoint-in primar të përmirësimit të mbijetesës së lirë nga progresioni në analizën e parë.

Bari është treguar efikas në zgjatjen e mbijetesës, duke treguar edhe se zotëron një profil sigurie të menaxhueshëm. Të dhënat u prezantohen në kongresin e radhës të ASH (American Society of Hematology) në Orlando (SHBA).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC