Farmaci

jan182016

Francë, nga eksperimenti me kanabisin terapeutik një i vdekur dhe 5 raste të rënda

Pesë persona në gjendje të rëndë dhe një i vdekur: ky është i bilanci i "incidentit të rëndë" të verifikuar javën e kaluar gjatë një eksperimenti klinik të një bari analgjezik me bazë kanabinoidet. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë franceze, Marisol Touraine në mediat franceze.

Pas testeve të zbatuara në një laborator afër Rennes në perëndim të Francës, në kontekstin e një studimi klinik, pesë persona janë shtruar në spital, ndërsa një burrë është deklaruar klinikisht i vdekur pasi mori qetësuesin me bazë kanabis në kuadër të programit terapeutik të një kompanie farmaceutike private. Personat e tjerë të shtruar në spital, në fillim të javës janë edhe ata në gjendje të rëndë.  

Burimet zyrtare janë shprehur se bëhet fjalë për "një eksperiment mjekësor në rrugë orale, të zhvilluar në një laborator evropian". Të gjithë pacientët vullnetarë që kanë marrrë pjesë janë thirrur për konsultë. Eksperimentin mbi analgjezikun me bazë kanabinoidesh mbi vullnetarë të shëndetshëm e drejtonte shoqata e specializuar "Biotrial", e cila prej më shumë se 20 vjetësh realizon studime të këtij lloji për shtëpi farmaceutike. Për momentin nuk dihet se cila kompani ka zhvilluar barin që po eksperimentohej.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC