Farmaci

shk252019

Kanabisi terapeutik. Në SHBA përdoret me sukses në terapi të ndryshme

Një studim i ri, i publikuar në "Health Affairs", zbulon se, ndonëse prej disa vjetësh 33 shtete të Distriktit të Kolumbisë kanë aprovuar përdorimin mjekësor të kanabisit dhe 10 shtete kanë legalizuar marijuanën për përdorim rekreativ, në nivel federal, kjo çështje vazhdon t'i nënshtrohet Aktit të Substancave të Kontrolluara dhe përcaktohet si një bar jo për përdorim mjekësor, aktualisht i pranuar dhe me potencial të madh abuzimi.

"Kemi zhvilluar këtë studim sepse duam të kuptojmë motivet mjekësore për të cilat përdoret kanabisi dhe nëse këto arsye përdorimi janë të bazuara në prova", thotë autori kryesor Kevin Boehnke (Universiteti i Miçiganit, An Arbor). Për të shqyrtuar modelet e përdorimit, kërkuesit kanë rigrupuar kushtet mjekësore që i kanë dhënë mundësi një pacienti të marrë licencën e përdorimit, nisur nga të dhënat që vijnë nga shtetet në të cilat përdorimi i marijuanës është ligjor. Më tej kanë vlerësuar një raport të vitit 2017 të Akademisë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë, mbi kanabisin dhe kanabinoidet. Ai ka treguar praninë e provave përfundimtare dhe substanciale mbi faktin që dhimbja kronike, të vjellat dhe të përzierat, që janë pasojë e kemioterapisë dhe simptomat e spasticiteti i sklerozës së shumëfishtë, mund të përmirësohen falë trajtimit me kanabis. Një nga përfundimet kryesore të autorëve ka qenë larmia e të dhënave të disponueshme, duke qenë se më pak se gjysma e shteteve i ka regjistruar kushtet e pacientit dhe vetëm 20 kanë sjellë të dhëna mbi numrin e pacientëve që e përdorin.

Numri i përdoruesve të autorizuar, që shkon nga 641.176 individë në vitin 2016, në 813.917 në vitin 2017, ka qenë me sa duket shumë më i vogël, krahasuar me numrin efektiv të atyre që e kanë përdorur kanabisin për arsye shëndetësore. Duke u bazuar në të dhënat e disponueshme, megjithatë, ekspertët kanë zbuluar se numri i pacientëve që ka marrë kanabis në këtë mjedis, është shtuar dukshëm me kalimin e kohës dhe që plot 85,5% të titullarëve të licencave të përdorimit kanë krijuar një trajtim të bazuar në prova për dhimbjen kronike, e cila përfaqëson 62,2% të patologjive të deklaruara.

"Ky rezultat është koherent me prevalencën e dhimbjes kronike, që godet rreth 100 milionë amerikanë. Duke qenë se pjesa më e madhe e shteteve e kanë legalizuar kanabisin mjekësor, duhet të vlerësojmë mënyrën më të mirë për të rregulluar siç duhet këtë medikament dhe për ta përfshirë në mënyrë të sigurt në praktikën mjekësore", përfundojnë autorët.


Health Affairs 2019. Doi: 10.1377/hlthaff.2018.05266
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30715980


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC