Farmaci

jan292016

Ekuivalentët dhe biosimilarët, në funksion të përmirësimit të sistemeve shëndetësore

tags: AIFA

Zhvillimi i barnave gjenerike e biosimilare përfaqëson një mundësi të çmuar për të optimizuar eficiencën e sistemeve shëndetësore, duke plotësuar kërkesën në rritje  për asistencë të kurave e po ashtu edhe kontrollin e shpenzimeve. Por barnat gjenerike dhe biosimilare janë të domosdoshme edhe për të zhvilluar një treg konkurrues, esencial për mbështetjen e sistemeve të asistencës shëndetësore dhe terapive novatore.
Në një editorial të publikuar në "Journal of Generics Medicines" thuhet se revolucioni i të dhënave të rëndësishme në sektorin shëndetësor nuk përfaqëson vetëm mundësinë e asistencës dhe kurave gjithnjë e më inovative, por analiza e databazave të gjera përbën një instrument të rëndësishëm në mbështetje të vendim-marrjeve për një përdorim gjithnjë e më racional të burimeve shëndetësore. 

AIFA më shumë se agjencitë e tjera evropiane ka parashikuar e para mundësitë derivuese nga dixhitalizimi i numrit të madh të të dhënave: Observatori për administrimin e Barnave në Itali (OsMed), monitoron në fakt me një qasje metodologjike në avangardë konsumin e shpenzimeve farmaceutike kombëtare nëpërmjet një baze të dhënash të ngritur brenda disa viteve. Ky është kontenitori më i madh në botë për të dhënat shëndetësore të mbledhura nga një popullatë e paseleksionuar, thënë ndryshe 35 milionë persona të të gjitha grupmoshave, duke hapur perspektiva analize në të kaluarën e paimagjinueshme. Dhe pikërisht duke përdorur bazat e të dhënave OsMed autorët kanë vlerësuar konsumin dhe shpenzimet e barnave gjenerike e biosimilare në Itali në krahasim me Evropën duke vëzhguar një përdorim në rritje, por ende të kufizuar  të këtyre barnave  në Itali përballë realiteteve më të konsoliduara si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. "Fenomeni varet nga faktorë që përfshijnë jo vetëm perceptimin nga ana  e të sëmurëve për t'iu nënshtruar kurave efikase dhe aksesit ndaj terapive, aty ku një përdorim më i madh duhet të përcaktojë një reduktim të ndjeshëm të kostove duke garantuar në çdo rast mbarëvajtjen e shëndetit të pacientëve", shkruajnë autorët. 


Journal of Generic Medicines. 2015. doi: 10.1177/1741134315622969http://jgm.sagepub.com/content/early/2015/12/31/1741134315622969.abstract


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC