Farmaci

shk32016

EMA në prag të aprovimit të gjashtë barnave të reja

tags: EMA

Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin për gjashtë barna të reja. Rekomandimi është dhënë me një proces vlerësimi të përshpejtuar dhe klasifikimin si bar jetim për elotuzumab, një molekulë e indikuar për trajtimin e mielomës multiple në kombinim me lenalidomide dhe deksametazon te pacientët që i janë nënshtruar të paktën një trajtimi të ndryshëm nga ky.

I njëjti përshkim i përshpejtuar dhe përkufizim si bar jetim për coagadex, i indikuar në trajtimin e mungesës së faktorit X shkak për çrregullime të koagulimit.

I rekomanduar dhe i futur në listën e barnave jetime  edhe selexipag, molekulë e destinuar për trajtimin e hipertensionit pulmonar.

Në fund CHMP është shprehur pro aprovimit të tre barnave gjenerike të kompanisë "Mylan": kombinim mes amlodipinës dhe valsartanit për trajtimin e hipertensionit esencial; rasagiline për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe zonisamide e përdorur për trajtimin e epilepsisë me shfaqje të pjesshme me ose pa kriza të përgjithshme./D.GJ.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC