Farmaci

shk182016

Azitromicina për parandalimin e riskut astmatik: Efektet negative i tejkalojnë përfitimet

tags: astmë

Në një artikull të publikuar në revistën "Jama", pohohet se azitromicina e administruar në shenjat e para të ftohjes te fëmijët me histori infeksionesh respiratore, ul mundësitë për të zhvilluar astmë bronkiale. Pohimin e bën Leonard Bacharier nga departamenti i Pediatrisë në "Washington University School of Medicine", i cili bashkë me kolegët ka zhvilluar një studim klinik mbi efikasitetin e azitromicinës. Këtë e ka e krahasuar me placebon në reduktimin e frekuencës se astmës së rëndë te 607 pacientë me moshë 12-71 muajsh dhe me histori të mëparshme infeksionesh virale të rrugëve të para respiratore.
"Administrimi i azitromicinës ka reduktuar ndjeshëm riskun për të zhvilluar sëmundje të rënda në rrugët e poshtme të frymëmarrjes në krahasim me placebon", shkruan studiuesi duke nënvizuar komplikimet e mundshme nga administrimi i antibiotikëve për qëllim parandalues. Ndonëse nuk rekomandohen nga udhëzuesit aktualë për astmën, antibiotikët përdoren gjerësisht në praktikën klinike gjatë episodeve infektive bronkiale dhe në ato astmatike", thekson Bacharier, por shton se duhen studime të mëtejshme me qëllim mbledhjen e sa më shumë informacioneve mbi zhvillimin e patogjeneve rezistente si pasojë e administrimit parandalues të azitromicinës.
Nga ana tjetër në një editorial, Robyn Cohen, pediatër pneumolog në "Boston University School of Medicine" komenton: "Rezultatet e studimit janë inkurajuese, por çështjet e lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve duhen zgjidhur para se të implementohet përdorimi i azitromicinës në parandalimin e riskut astmatik". Sipas specialistit impikimet që vijnë nga këto rezultate duhet të interpretohen duke pasur parasysh risqet: përdorimi pa limit i azitromicinës me qëllim parandalues në një gjendje të zakonshme si e ftohura do të shtonte sigurisht rezistencën ndaj makrolideve. "Derisa të mos identifikohet një popullatë në risk astmatik veçanërisht të lartë, duke shmangur trajtimin e të gjithë fëmijëve me frymëmarrje  me pengesa lidhur me sëmundje virale në rrugët e para të frymëmarrjes, pasojat negative të konsumit të azitromicinës do t'i tejkalojnë përfitimet në pjesën më të madhe të rasteve", përfundon Cohen.

 

Jama. 2015. doi: 10.1001/jama.2015.13896
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26575060

Jama. 2015. doi: 10.1001/jama.2015.14953
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2470426


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC