shk222016
Barnat e reja, përmbushen parashikimet e Thompson Reuters
Sipas raportit të së përditshmes amerikane "Thomson Reuters" dy prej barnave të reja që pritet të nxirren në treg këtë vit, premtojnë të ardhura shumë të mëdha deri në vitin 2020. Ato janë acidi obeticolik për sëmundjet kronike të mëlçisë i prodhuar nga Intercept Pharmaceuticals dhe bari i ri me dozë fikse emtricitabine + tenofovir alafenamide kundër HIV-it, i zhvilluar nga Gilead Sciences. I pari duhet të arrijë në një faturim prej 2.6 miliardë dollarësh në vit, ndërsa i dyti diku te 2 miliardët. Mes përbërësve të tjerë me perspektiva të mëdha fitimprurëse, raporti citon një bar të ri efikas kundër hepatitit C të Merck dhe një tjetër efikas kundër leucemisë të zhvilluar nga AbbVie.
Ka pastaj edhe 2 barna të përgatitur nga Roche, me perspektiva faturimi që pritet të arrijnë madje të 3 miliardë dollarët, emetimi i të cilave në treg mund të kalojë në vitin 2017. Është fjala për barin onkologjik atezolizumab dhe ocrelizumab që do të indikohet në sklerozën multiple. Mes risive që citon raporti është terapia farmakologjike e pa-aprovuar deri tani për psikozën e sëmundjes së Parkinsonit, është risia e parë prej më shumë se 20 vjetësh në këtë pjesë në terapinë e cirozës primare në tëmth.
Parashikimet e publikuara në fillim të 2015 nga "Thompson Reuters" mbi barnat e reja që premtonin të tejkalonin brenda 5 vjetësh faturimin vjetor me një miliardë dollarë, listonin rreth 11 produkte:
Opdivo (nivolumab) për melanomën;
Praluent (alirocumab) për hiperkolesteroleminë;
Entresto (LCZ-696; sacubitril e valsartan) për insuficiencën kardiake;
Ibrance (palbociclib) për kancerin në gji;
Orkambi (lumacaftor + ivacaftor) për fibrozën cistike;
Viekira Pak (paritaprevir, ritonavir, ombitasvir e dasabuvir) për infeksionin e Hcv;
Repatha (evolocumab)për hiperkolesteroleminë/hiperlipideminë;
Gardasil 9 vaksinë për infeksionin e papillomavirus;
Rexulti (brexpiprazole) për skizofreninë dhe depresionin;
Toujeo (formulim i ri insulinës glargine) për diabetin;
Cosentyx (secukinumab) për psoriasis dhe artritin psoriatik.
Një vit më pasi parashikimi u konfirmua për të 11 barnat me emetimin e tyre ne treg, si dhe për 10 prej tyre sa i takon perspektivave tregtare: dyshimi i vetëm lidhet me Gardasil 9, për të cilin në fillim të 2016 nuk ka ende parashikime.