Farmaci

mar162016

Konstipacioni për shkak të opiodeve, opsion i ri terapeutik i prezantuar në SHBA

tags: kapsllëk

Një trajtim i ri për konstipacionin e shkaktuar nga opiodet (Cio) mund të jetë ai i përdorimit të naldemedinës, një bar i ri i prezantuar në kongresin vjetor të Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Dhimbjeve (Aapm). Është fjala për një antagonist të receptorit opiod Mu, i cili në një studim të fazës III është treguar superior ndaj placebos në trajtimin e konstipacionit të shkaktuar nga opiodet, pa reduktuar efektet analgjezike të tyre.

Aktualisht trajtimi më i përdorur për të kundërshtuar këtë efekt anësor që haset shpesh te pacientët në terapi me opiode, janë laksativët e zakonshëm të banakut, shpjegon studiuesi i cili ka prezantuar opsionin e ri. Naldemedina nuk i kalon barrierat hemato-encefalike por vepron në nivel periferik: "Kjo tregon se nuk e kundërshton efektin e opiodit dhe në këtë mënyrë kontrollohen dhimbjet pa arritur në konstipacion", shpjegon studiuesi.
Sipas tij, profili i tolerimit të barit të ri është më i mirë se barnat ekzistuese. Studimi i cili ka promovuar naldemidinën është drejtuar në pacientë me dhimbje kronike jo onkologjike që ishin në trajtim me opiode prej të paktën tre muajsh dhe vuanin nga konstipacioni.

Të ndarë në dy grupe me një algoritëm rastësor, të 273 pacientët që kanë marrë barin i janë përgjigjur pozitivisht trajtimit në 47.6% të rasteve, në krahasim me 34.6% të grupit të trajtuar me placebo. Efektet anësore më të zakonshme që lidhen me naldemidinën kanë prekur kryesisht traktin gastro-ntestinal si: dhimbje, diarre dhe të përziera për shkak të mekanizmit të veprimit të barit. Dhimbja e barkut është raportuar nga 6.3% e pacientëve të trajtuar në krahasim me 1.8% të subjekteve të kontrolluar me placebo. Për diarrenë përqindjet ishin respektivisht 6.6% dhe 2.9% ndërsa për të përzierat me 4.8% dhe 2.6%; por duhet thënë se në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për efekte anësore tranzitore të përjetuara vetëm në periudhën fillestare të marrjes së naldemidinës.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC