Farmaci

mar162016

CDC: Këtë vit efikasiteti i vaksinës antigrip me 60%

tags: GRIP

Efikasiteti i vaksinës antigrip për këtë vit është me 59%: e komunikojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara.

"Kjo nënkupton se personat të cilat u vaksinuan, kanë ulur me rreth 60% mundësinë për t'iu drejtuar një mjeku për shkak të gripit, - shpjegon Joseph Bresee, përgjegjës i Departamentit të Epidemiologjisë dhe Parandalimit në CDC, - është fjala për një lajm të shkëlqyer dhe nënvizon edhe njëherë rëndësinë e përfitimeve të vaksinimit".

Amerikanët kanë përllogaritur përqindje edhe më të sakta të raportuara për shtame të ndryshme gripale: efikasiteti i vaksinës është me 51% kundër virusit H1N1, përgjegjës për pjesën më të madhe të rasteve të regjistruara në këtë sezon, me 76% kundër virusit të tipit B dhe me 79% kundër linjës  B/Yamagata.

Për momentin nuk ka vlerësime të lidhura me virusin H3N2, as të dhëna të diferencuara në bazë të moshës së pacientëve. "Këtë vit, - thotë Bresee, - aktiviteti gripal ka filluar pak më vonë se zakonisht dhe deri tani ka qenë inferior në krahasim me sezonet e kaluara. Vlerësohet se do të zgjasë për disa javë".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC