mar222016
Fluorokuinolonet orale nuk ndikojnë në shtimin e riskut për aritmi të rënda
Fluorokuinolonet orale nuk rezultojnë të lidhura me një shtim të riskut për aritmi të rënda në krahasim me penicilinën, të paktën sipas rezultateve të një studimi vëzhgimor të publikuar në "British Medical Journal" të koordinuar nga Anders Hviid i departamentit të epidemiologjisë në "Statens Serum Institut" Kopenhagen.
"Ky grup antibiotikësh përdoret gjerësisht për të trajtuar shumë infeksione të zakonshme mes të cilave ato të traktit urinar dhe të rrugëve të thella respiratore", shpjegojnë autorët duke kujtuar se trajtimi, në përgjithësi i toleruar mirë është i asociuar me një zgjatje të intervalit QT.
"Fluorokuinolonet bllokojnë gjenin HERG (Human Ether-à-go-go Related Gene) që kodifikon për komponentin e shpejtë të kanalit të kaliumit kardiak, duke pasuar me hiperkalemi brenda qelizave miokardiake", pohon studiuesi, duke saktësuar se bllokimi i Herg mund të vonojë ripolarizmin dhe t'i japë fillesë aritmive mundësisht vdekjeprurëse. Mbi këtë bazë studiuesit kanë zhvilluar një studim të gjerë koort për të verifikuar lidhjen mes fluorokuinoloneve orale dhe shtimit të riskut aritmik.
"Kemi zgjedhur një skicë krahasuese për të reduktuar në minimum faktorët ngatërrues, duke përdorur si krahasues fenoxymetilpenicilinën (penicilina V), një antibiotik pa efekte proaritmike" thotë epidemiologu. Duke përdorur të dhënat e ardhura nga regjistrat kombëtarë danezë dhe suedezë, autorët kanë ballafaquar incidencën e aritmive të rënda mes 900 mijë ciklesh terapeutike fluorokuinolone orale dhe po aq me penicilinë V. Pas përllogaritjeve doli se nuk kishte asnjë diferencë domethënëse në normat e aritmisë së rëndë mes dy antibiotikëve, përkatësisht me 3.4 ose 4.0 raste për 1000 persona në vit.
"Meqë ciprofloxacina është fluorokuinoloni më i përshkruar, nuk mund të përjashtohet mundësia se diferenca mes molekulave brenda të njëjtës klasë mund të ndryshojnë riskun aritmik sipas fluorokuinolonit të përdorur", përfundojnë autorët.
Bmj. 2016 Feb 26;352:i843. doi: 10.1136/bmj.i843
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26920666