Farmaci

maj32016

Isotretinoin për aknet, nga AIFA përditësime mbi përshkrimin dhe dispensimin

tags: AKNET

Përshkrimi fillestar i isotretinoin oral te gratë në moshë fertile mund të kryhet ekskluzivisht nga mjekë dermatologë duke u siguruar se po përdoret të paktën një metodë kontraceptive efikase. Ndërsa dispensimi në farmaci mund të zbatohet vetëm nëse receta garanton mbulimin terapeutik për një kohëzgjatje maksimale prej 30 ditësh dhe mund të përpunohet nga farmacisti vetëm brenda shtatë ditëve nga data e raportuar e certifikimit. Faktin e bën të ditur AIFA (Agjencia Italiane e Barnave) në një komunikatë për operatorët shëndetësorë duke përfshirë farmacistë, dermatologë, gjinekologë dhe mjekë të përgjithshëm, duke i informuar se është kryer një përditësim i dokumenteve informuese të minimizimit të riskut "të cilët janë optimizuar dhe harmonizuar me qëllim për të përmirësuar përdorimin e isotretinoin oral (bar teratogjen për aknet e rënda, ndr.) në kuadrin e programit të parandalimit të shtatzënisë dhe të parandalimit të risqeve, në raport me aq sa është vendosur nga Autoritetet rregullatore në Francë (ANSM), e cila është pikë referimi për procedurën e regjistrimit italian". Në veçanti në frontin e përshkrimit, matjet parashikojnë se vetëm dermatologu mund të zbatojë përshkrimin fillestar, ndërsa për rinovimin mund t'i marrë masat Mmg.
Gjithashtu, mjeku përshkrues duhet të sigurohet se pacientja po përdor të paktën një metodë kontraceptive efikase (ndonëse do ishte më mirë dy) prej të paktën 4 javësh para se të fillojë trajtimin, e po ashtu të verifikojë gjendjen e mos shtatzënisë para se të rinovojë përshkrimin.
Duhet verifikuar përfundimi negativ i testit të shtatzënisë duke mbajtur shënim datën dhe rezultatin në ditarin e ofruar nga dokumentimi. Pacientja duhet informuar se dispensimi i barit duhet të zbatohet brenda 7 ditëve pas përshkrimit dhe nevojitet që ta paraqesë ditarin te farmacisti në mënyrë që të vërtetohet testi negativ. Për sa i përket dispensimit në farmaci AIFA shkruan: "mund të kryhet vetëm duke respektuar kushtet në vijim: receta duhet të garantojë mbulimin terapeutik me isotretinoin për një kohë maksimale prej 30 ditësh dhe mund të përpunohet nga farmacisti brenda 7 ditëve nga data e certifikimit të raportuar në recetë".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC