maj52016
Efekti i statinave dhe barnave të tjera hipolipemizuese në humbjen akute të kujtesës
Statinat (STAT) janë hipokolesterolemizuesit më të përshkruar dhe ekzistojnë prova për përfitimet e tyre në sistemin nervor qendror falë aftësisë së tyre për të reduktuar formimin e pllakave beta-amiloid në tru duke vonuar zhvillimin e demencës. Nga ana tjetër janë raportuar në studime klinike raste të humbjes akute të kujtesës të lidhur me marrjen e këtyre barnave. Lidhur me mekanizmin e një efekti të tillë, hipoteza kryesore është se statinat bashkë me lipofilet, si atorvastatina dhe simvastatina mund të kalojnë barrierat hemato-encefalike dhe të ndërhyjnë me sintezën e mielinës, ecila karakterizohet nga mungesa e kolesterolit. Prodhimi i papërshtatshëm i mielinës do të shkaktonte një demielinizim të fibrave nervoze të sistemit nervor qendror, me pasojë humbjen e kujtesës.
Një studim i fundit është përpjekur të thellohet në raportin mes marrjes së statinave dhe shfaqjes së një çrregullimi në kujtesë. Janë vlerësuar në mënyrë retrospektive pacientë në terapi me statina të ballafaquar me dy grupe kontrolli: 482.543 persona pa asnjë terapi (NOTP) dhe 26.484 pacientë në terapi me barna të tjera hipolipemizuese (NOSTAT: kolesteraminë, kolestipolit, kolesevelamit, clofibrate, gemfibrozil, fenofibrat, niacin). Të dhënat janë mbledhur në Angli nga janari i vitit 1987 deri në dhjetor 2013. Rezultati i studimit konsistonte në vlerësimin e shfaqjes së një çrregullimi akut dhe regresiv të kujtesës (duke përjashtuar rastet e demencës). Një studim i dytë "case-crossover" mbi 68.028 pacientë të prekur nga amnezia akute nga korriku i 2013-s deri në janar të 2015-s ka vlerësuar marrjen e mundshme të statinave në periudhën para eventit.
Rezultatet
1. Ballafaqimi mes grupit STAT dhe NOTP: shënohet rritja e riskut të shfaqjes së çrregullimit akut të kujtesës brenda 30 ditëve pasuese nga marrja e statinave (OR 4.4, IC95% 3.01-6.41).
2. Ballafaqim mes NOSTAT dhe NOTP: rritje e shënuar e riskut të shfaqjes se çrregullimit akut të kujtesës në 30 ditët në vazhdim pas marrjes së parë të terapisë hipolipemizuese (OR 3.6, IC95% 1.34-9.7).
3. Është vëzhguar në raportin dozë-efekt një trend në rritje i OR me statinat më së shumti lipofile (të cilat ishin edhe ato më shumë të përshkruara: simvastatina e atorvastatina).
4. Në studimin cross-over, prevalenca e atyre që kishin filluar terapinë me statina në periudhën para humbjes së kujtesës ishte me 18.9% brenda 30 ditëve të para; 18.5% mes 30-60 ditëve; 18.9% mes 150 dhe 180 ditëve; 17.7% mes 270 dhe 300 ditëve (OR retrospektiv 0.94, IC95% 0.91 - 0.98): pra është hasur një lidhje e dobët pa ndonjë domethënie klinike.
Koment
Ky studim, konfirmim i vëzhgimeve të mëhershme, ka hasur te pacientët në terapi me statina një risk të shtuar (me rreth 4 herë) për të zhvilluar humbjen akute të kujtesës në 30 ditët vijuese pas fillimit të terapisë në krahasim me ata që nuk morën barna hipolipemizuese. Ky asociim është konfirmuar edhe te ata që kanë filluar terapi të tjera hipolipemizuese, pa diferenca mes këtyre dy kategorive.
Si përfundim: 1) lidhja ekziston realisht dhe përfshin jo vetëm statinat por të gjitha barnat hipolipemizuese; 2) ekziston një paragjykim: pacienti që merr një bar të ri është më shumë në kontakt me mjekun te i cili mund të raportojë më lehtë simptomat e hasura dhe episodi i mundshëm i humbjes së kujtesës mund të raportohet më lehtë.