Farmaci

maj162016

Abuzimi me loperamidin për shkak të opiateve, alarm në SHBA

Rasti klinik i një 24-vjeçari amerikan me histori varësie ndaj opiateve, i sjellë në urgjencë për një arrest respirator mund të ngjajë me një nga të shumtët, por në fakt është publikuar në "Annals of Emergency Medicine" për një veçori të pazakontë: pranë pacientit janë gjetur gjysmë duzine kuti loperamidi bosh.

Autorët e "case report" ngrenë hipotezën se medikamenti është i lidhur me abuzimin e substancave, ndoshta me qëllim lehtësimin e simptomave të varësisë. Loperamidi, bar i detyrueshme për udhëtarët për shkak të aftësisë së tij për të bllokuar diarrenë në kohë më të shpejta, është tani në qendër të vëmendjes nga ekspertët amerikanë: Sipas mjekëve dhe farmacistëve amerikanoveriorë, në fakt, loperamidi përdoret gjithnjë e më shpesh për të reduktuar simptomat e varësisë nga qetësuesit opiodë si hidrokodoni dhe oksikodoni, ose për të arritur një eufori kimike.

"Aksesi i madh ndaj barit, në banak dhe me kosto të ulët, po aq sa dhe mungesa e stigmës sociale kontribuojnë në abuzimin e mundshëm të tij", pohon William Eggleston, autor i studimit dhe farmacist në "Upstate New York Poison Center" i cili bashkë me kolegët e përkufizon si të rrezikshëm abuzimin me loperamidin. Sigurisht, principi aktiv i barit është një opiat, edhe pse me një mekanizëm veprimi të kufizuar në zorrë.

Nga studimet që ka shqyrtuar Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA për aprovimin e barit në vitin 1970, doli risku i varësisë për shkak se supozohej një kalim i kufizuar i barrierës hematoencefalike. Në vitin 2013 loperamidi fitoi në internet etiketimin si metadoni i të varfërve, me pik në autoadministrim mes 70 dhe 100 miligramëve kundrejt 16mg të rekomanduara si dozë maksimale në mënyrë ditore kundër diarresë. 

"Personat në kërkim të auto-trajtimit me simptoma të abstenimit apo që duhet të udhëtojnë i tejkalojnë shumë dozat, gjë e cila ndonjëherë shoqërohet me pasoja edhe fatale", përfundon Eggleston.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC