Farmaci

qer92016

Inibitorët e pompës protonike, përdorimi i tejzgjatur mund të çojë në dëmtim të veshkave

tags: FDA

Përdorimi afatgjatë i barnave kundër aciditetit gastrik mund të shtojë riskun për dëmtim të veshkave. Në këtë përfundim ka arritur një kërkim në Shtetet e Bashkuara i publikuar në "Journal of american society of nephrology". Kërkuesit e drejtuar nga Ziyad Al-Aly nga  Clinical epidemiology center, i referohen inhibitorëve të pompës protonike (Ppi), disa prej të cilave mund të blihen në farmaci pa detyrim përshkrimi mjekësor. Për barna të tilla autorët iu këshillojnë pacientëve marrjen e tyre vetëm kur është e nevojshme nga ana mjekësore dhe për një kohë jo shumë të gjatë.  

Lidhja mes përdorimit të Ppi dhe riskut për nefrit intersticial akut ishte vënë në dukje që më parë, por nuk dihej nëse ekspozimi ndaj Ppi ishte i lidhur me incidencën për nefropati kronike (Ckd) me progresion apo me sëmundjen e veshkave në stadin e fundit.
Për të verifikuar këto mundësi Al- Ay dhe kolegët janë bazuar në databazat kombëtare të "Department of veterans affairs" për të ndërtuar një koort  për përdoruesit e rinj të Ppi (n = 173.321) dhe një për përdoruesit e rinj të antagonistëve të receptorëve H2 të istaminës (H2-antagonisti; n = 20.270) - klasë alternative barnash antiacide (këtu të përdorura për të krijuar një grup kontrolli). Këta pacientë janë ndjekur më pas për një periudhë 5-vjeçare për t'u siguruar për rezultatet e veshkave.

Gjatë follow up-it, grupi Ppi në krahasim me atë të H2-antagonist kanë regjistruar një rritje të riskut për reduktim të funksionit të veshkave (eGfr <60 ml/min për 1.73 m2) dhe për Ckd, respektivisht me 22% dhe 28%.
Pacientët e trajtuar me Ppi kanë vënë në dukje gjithashtu një risk të shtuar prej 53%, dyfishim të kreatininës sierike, gjithashtu një risk më të madh me 32% të rënies së eGfr>30%, derisa në një rritje prej 96% të riskut për sëmundje të veshkave në stadin e fundit (insuficiencë renale).

Studimi ka treguar një lidhje graduale mes kohës së ekspozimit ndaj Ppi dhe riskut për sëmundje të veshkave te personat e ekspozuar ndaj këtyre barnave për periudha mes 31 dhe 90 ditëve apo 91 dhe 180 ditëve; 181 dhe 360 ditëve apo 361 dhe 720 ditëve në krahasim  me pacientët e ekspozuar për periudha të barabarta ose me të shkurtra se 30 ditë.
Me fjalë të tjera, subjektet që kishin marrë Ppi për periudha kohe më të gjata, kishin mundësi më të mëdha për të pasur probleme me veshkat. "Rezultatet tona sugjerojnë  se ekspozimi ndaj Ppi-ve lidhet me një shtim të riskut për Ckd". Progresioni i Ckd dhe sëmundjeve renale në stadin e fundit është përfundimi i autorëve. Por alarmi kryesor konsiston në faktin se shumë pacientë  që fillojnë të marrin Ppi për një konditë të caktuar mjekësore, vazhdojnë marrjen për një kohë shumë më të gjatë nga sa është e nevojshme". Dhe është pikërisht ky mesazhi kyç për tw cilin kërkuesit paralajmërojnë në të njëjtën kohë mjekë dhe pacientë. 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC