Farmaci

qer232016

Bisfosfonatet kanë si efekte anësore të rralla osteonekrozën e nofullës dhe frakturën atipike të femurit 

Amino-bisfosfonatet kanë një efikasitet të dokumentuar në reduktimin e riskut për fraktura vertebrore (me 40 deri në 70%), për ato të femurit (20 deri në 50%) dhe për fraktura jo vertebrore (15 deri në 39%). Përqindjet ndryshojnë në varësi të llojit të molekulave, pjesës së skeletit dhe profilit individual në risk. Amino-bisfosfonatet janë përgjithësisht barna të toleruara mirë, por megjithatë mund ta ekspozojnë pacientin (sidomos në terapitë afatgjata) ndaj efekteve anësore të rralla, të tilla si osteonekroza e nofullës (ONN) dhe frakturat atipike të femurit (FAF).  

Në veçanti, epidemiologjia e efekteve anësore afatgjata të bisfosfonateve përfshin mes 1/10.000 dhe 1/100.000 rasteve me ONN. Dhe 3.2 - 50 raste me FAF për 100.000 persona/në vit gjatë 5 viteve të para të terapisë, ndërsa në 8-9 vitet pasuese të trajtimit arrin në 113/100.000 raste.

Në janar të vitit 2016 është publikuar një raport i "American Society for Bone and Mineral Research" i cili ofron rekomandime të nevojshme për praktikën klinike rreth kohëzgjatjes së duhur të terapisë me bisfosfonate në trajtimin e osteoporozës nëpërmjet një vlerësimi të raportit risk/përfitim. Studimi FLEX (Fracture Intervention Trial Long-term Extension), tregoi se pacientet me osteoporozë post-menopauzale që kishin marrë aledronate orale 10 mg/në ditë në mënyrë të vazhdueshme për 10 vjet shfaqnin  një numër më të vogël frakturash vertebrore klinike në krahasim me pacientet që ishin caktuar në grupin e placebos pas 5 viteve të para të trajtimit.  

Shtrirja e studimit tregoi se pacientet me osteoporozë postmenopauzale të cilat kishin marrë një trajtim me zoledronato 5 mg ev vjetore në mënyrë të vazhdueshme për 6 vjet, kishin një numër të vogël frakturash vertebrore morfometrike në krahasim me pacientet në grupin e placebos, pas 3 viteve të para të trajtimit.
Nën dritën e dëshmive të sipërpërmendura nga literatura, risku për AFF dhe ONN shtohet me rritjen e kohës së terapisë bisfosfonate, por është fjala për efekte anësore të rralla përballë reduktimit të dokumentuar të incidencës së frakturave vertebrore te pacientet me risk të lartë në terapi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC