Farmaci

sht302016

Insuficienca kardiake: Sacubitril/valsartan mund të parandalojë mijëra të vdekur në vit

Në numrin e radhës të "Jama Cardiology" është publikuar një studim i cili vlerëson se vetëm në Shtetet e Bashkuara mund të shmangen 28.500 vdekje në vit falë përdorimit të një klase të re barnash të aprovuara në SHBA dhe Evropë për trajtimin e insuficiencës kardiake kronike me fraksion të reduktuar ejeksioni. Kreu i kësaj kategorie të quajtur ARNI (Angiotensin Receptor Neprilysin Inhibitor) është sacubitril/valsartan, i tregtuar nga Novartis.

"Insuficienca kardiake është një sëmundje e përhapur, e cila shpesh përkeqësohet përgjatë kohës duke dëmtuar cilësinë e jetës dhe gjendjen shëndetësore të pacientëve pavarësisht trajtimeve në dispozicion", pohojnë kërkuesit. Bari është një kombinim mes valsartan, një inhibitor i receptorëve të angiotensinës (Arb) dhe sacubitril, i pari nga një klasë barnash të quajtur inhibitorë të neprilizinës.

"Mbi 2.7 milionë pacientë në Shtetet e Bashkuara bashkëjetojnë me një diagnozë të insuficiencës kardiake kronike me fraksion të ulët ejeksioni", shkruajnë autorët. Ata shtojnë se 84% e tyre (2.3 milionë) janë kandidatë të mundshëm për terapinë me ARNI. "Të dhënat tona tregojnë se trajtimi me sacubitril/valsartan, nëse iu përshkruhet të gjithë pacientëve të përshtatshëm, mund të parandalojë 28.484 vdekje në vit", përfundon Fonarow.

Efikasiteti i barit është treguar edhe në një studim me përzgjedhje rastësore në mbi 8.000 të rritur me insuficiencë kardiake dhe fraksion të reduktuar ejeksioni, kur nga një analizë paraprake e të dhënave doli se në krahasim me enalapril bari reduktonte në mënyrë domethënëse numrin e shtrimeve në spital për insuficiencë kardiake dhe riskun për vdekje kardiovaskulare.
 

Jama Cardiology 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.1747
http://cardiology.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2529725#

 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC