Farmaci

tet122016

Rekomandime të reja për të përmirësuar administrimin e insulinës

Një studim i publikuar në revistën "Mayo Clinic Proceedings" del në përfundimin se në shumë raste injektimet e insulinës kryhen në mënyrë të papërshtatshme, prandaj ofron rekomandime duke filluar nga aget që duhen përdorur deri te zonat ku duhen injektuar. "Duke parë thjeshtësinë e tyre, injektimet e insulinës janë shpesh objekt i formimit jo të plotë të pacientit që shpesh përdor teknika të papërshtatshme duke përkeqësuar kontrollin glicemik dhe shtuar kostot shëndetësore", pohon autori kryesor i studimit Anders Frid nga Departamenti i endokrinologjisë në "Skane University Hospital" në Malmö të Suedisë.

Mes viteve 2014 dhe 2015 kërkuesit kanë intervistuar 13.289 persona në 423 qendra të 42 vendeve, duke zbuluar se 10% e pjesëmarrësve nuk kishin marrë kurrë udhëzime se si të injektonin insulinën dhe se mbi 60% e tyre nuk kishin folur së fundi për këtë argument me mjekun e familjes.
Nga këtu rekomandimet FITTER (akronim i Forum for Injection Technique and Therapy: Expert Recommendations) të prezantuara gjatë një eventi të zhvilluar në Romë ku morën pjesë 183 ekspertë të diabetit nga 54 shtete të ndryshme.

"Udhëzuesit janë të organizuar në tema të ndryshme: anatomi, fiziologji, patologji, psikologji dhe teknologji", shpjegon Frid, i cili kujton konceptet kyçe: aget më të shkurtra, pra ato 4 mm për penat dhe 6 mm për shiringat janë më të sigurtat pasi shmangin injektimet intramuskulore, me riskun për hipoglicemi veçanërisht me insulinat me veprim të gjatë. "Një tjetër aspekt i rëndësishëm është prania e lipohipertrofisë, një komplikacion i shpeshtë i trajtimit që çrregullon dhe e bën të paparashikueshëm absorbimin e insulinës së injektuar".

"Për të zgjidhur problemin mjafton të modifikohet teknika e injektimit duke shmangur zonat e prekura: kështu shumë zona lipohipertrofike reduktohen ose zhduken me kalimin e kohës, - shkruajnë autorët. - Shpresa që pacientët dhe operatorët shëndetësorë do të respektojnë rekomandimet e udhëzuesve FITTER, bën që terapia të jetë më efikase dhe me kosto më të ulëta", komenton Matthew Drake nga departamenti i endokrinologjisë, diabetit, metabolizmit dhe ushqimit të Mayo Clinic në Rochester, Minesota.


Mayo Clin Proc. 2016. doi: 10.1016/j.mayocp.2016.06.010
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27594187

Mayo Clin Proc. 2016. doi: 10.1016/j.mayocp.2016.07.010
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27594182


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC