nën22016
EMA shtrin përdorimin e metforminës për trajtimin e diabetit tip2
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) sapo ka përfunduar një rishikim ku përcakton se barnat që përmbajnë metforminë tani mund të përdoren edhe te pacientët me funksion të reduktuar të veshkave (GFR [shpejtësia e filtrimit glomerular] = 30-59 ml/min) për trajtimin e diabetit tip 2.
Informacionet për këto barna do të përditësohen duke rishikuar kundër-indikimet aktuale dhe duke dhënë indikimet mbi dozat, monitorimin dhe masat paraprake për pacientët me funksion renal të reduktuar.
Rekomandimet vijnë pas konstatimit se kundër-indikimi te pacientët me reduktim të funksionit renal nuk ishte i justifikuar duke u bazuar te evidencat aktuale shkencore.
Metformina mund të shtojë riskun e një komplikimi të rëndë si acidoza laktike, që verifikohet kur acidi laktik i prodhuar në mënyrë natyrale akumulohet në gjak më shpejt nga ç'largohet. Në informacionet aktuale mbi produktin pohohet se metformina nuk duhet të përdoret te pacientët me funksion renal të reduktuar duke qenë ata më në risk për të zhvilluar acidozë laktike, si pasojë e faktit që largimi i metforminës nga veshkat nuk është efikase.
Pasi ka ekzaminuar literaturën shkencore, të dhënat klinike, studimet epidemiologjike dhe udhëzuesit klinikë, EMA ka dalë në përfundimin se një popullatë e gjerë pacientësh me funksion të reduktuar renal mesatarisht mund të sjellë dobi në përdorimin e metforminës. Për të reduktuar në minimum risqet te këta pacientë janë të domosdoshme rekomandime të qarta mbi dozimin dhe monitorimin para dhe gjatë trajtimit. Kundër-indikimi do të mbetet për pacientët me funksion renal të reduktuar (GFR inferior në 30 ml/min)./ AIFA