Farmaci

dhj212016

Celiakia, ja treguesit e efikasitetit për barnat në zhvillim

tags: Celiak

Dy kritere matëse dhe analiza morfometrike e kampionëve histologjikë janë indikatorët më të mirë të efikasitetit për vlerësimin e trajtimeve të reja kundër celiakisë, sipas një rishikimi të publikuar në revistën "Gut" nga Vipul Jairath, prof. në  University of Western Ontario (Kanada) dhe kolegët e tij. Duke analizuar literaturën, kërkuesit zbuluan se Celiac Disease Symptom Diary (Cdsd) dhe Celiac Disease Patient Reported Outcome (CeD PRO) janë treguesit më të përshtatshëm aktualisht të disponueshëm për të përkufizuar endpointet primare në studimet mbi barnat e reja për sëmundjen e celiakisë.

"Trajtime të ndryshme janë në fazë zhvillimi dhe prandaj është me rëndësi që të kihen në dispozicion metoda të përshtatshme për të matur aktivitetin e sëmundjes dhe përgjigjen ndaj trajtimit", pohon kërkuesi, i cili bashkë me autorët e tjerë ka analizuar rreth 300 studime me qëllim vlerësimin e efikasitetit të të gjithë treguesve të përdorur aktualisht për të vlerësuar aktivitetin e celiakisë dhe dobinë e tyre të mundshme për matjen e rezultateve të studimeve klinike. "Kemi analizuar pesë shkallë të raportuara nga pacientët, gjashtë tregues histologjikë dhe katër endoskopikë duke përdorur kriteret vlerësuese të listuar në udhëzuesit e Administratës së Barnave dhe Ushqimit", shpjegojnë autorët që shtojnë se vetëm Cdsd dhe CeDPRO janë aprovuar nga FDA.

Nga rishikimi sistemik doli gjithashtu se mes treguesve histologjikë ose endoskopikë, me besueshmërinë më të mirë ishte analiza histologjike morfometrike në terma si sasiorë edhe cilësorë. "Përdorimi i treguesve të rezultateve të sëmundjes, të raportuar nga pacientët është në të njëjtën linjë me kalimin progresiv nga një trajtim i orientuar te sëmundja në një trajtim të orientuar te pacienti", pohon Jairath. Dhe përfundon: "Tregues të tjerë të nevojshëm (pasi të përcaktohen vlerat specifike të kufirit për celiakinë) janë numri i personave që duhen trajtuar (number needed to treat, Nnt) pra vlerësimi i pacientëve që duhen trajtuar në mënyrë që njëri nga këta të nxjerrë përfitime nga bari objekt studimi, dhe numri i pacientëve që duhen trajtuar për të arritur një efekt anësor (number needed to harm, Nnh)".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC