shk12017
Studimi në Jama: Nga statinat një reduktim i riskut për Alzheimer
Sipas një studimi të publikuar në "Jama Neurology" që ka analizuar të dhënat e Medicare, përdorimi i statinave lidhet me një reduktim të riskut për sëmundjen Alzheimer (AD), i cili ndryshon në bazë të llojit të statinave dhe etnisë së pacientit. "Këto rezultate duhen konfirmuar nga studime klinike të mëtejshme", nënvizon një ndër autoret, Julie Zissimopoulos, nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, duke kujtuar se kërkime të mëparshme kishin sugjeruar një lidhje mbrojtëse mes statinave dhe Alzheimerit. Për të thelluar argumentin studiuesit kërkuan të analizonin të dhënat e rreth 400.000 të asistuarve Medicare në trajtim me statina, me qëllim që të verifikonin lidhjen e mundshme mes barnave hipolipemizuese dhe sëmundjes së Alzheimerit. "Kemi analizuar ekspozimin e lartë ose të moderuar ndaj statinave, konkretisht ndaj 4 llojeve të përshkruara më shpesh: simvastatin, atorvastatin, pravastatin dhe rosuvastatin", pohon autorja.
Dhe nga të dhënat del se një ekspozim i madh ndaj statinave lidhet me një reduktim prej 15% të riskut për Alzheimer te gratë dhe me 12% te burrat, me ndryshime sipas etnisë dhe gjinisë. Me fjalë të tjera, risku për Alzheimer rezulton i reduktuar mes burrave dhe grave hispanike dhe burrave kaukazianë e grave me ngjyrë.
Duke kaluar më në hollësi, një ekspozim i madh ndaj simvastatinës u asociua me një risk më të vogël për Alzheimer te gratë e bardha, hispanike dhe me ngjyrë, si dhe te burrat e bardhë dhe hispanikë.
Një ekspozim i madh ndaj atorvastatinës rezultonte i lidhur me një risk të reduktuar për Alzheimer mes grave të bardha, me ngjyrë dhe hispanike dhe mes burrave hispanikë. Në fund, pravastatina e rosuvastatina lidhen me një risk të reduktuar te gratë e bardha. "Një kufizim i dukshëm i studimit ishte që nuk mund të përcaktonte shkaqet", thotë Zissimopoulos, duke ngritur hipotezën se nëse këto të dhëna konfirmohen, trajtimi me një statinë specifike mund të reduktojë riskun për sëmundjen e Alzheimerit.
Jama Neurology 2016. Doi: 10.1001/jamaneurol.2016.3783 http://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/fullarticle/10.1001/jamaneurol.2016.3783