Farmaci

mar222017

Intoleranca ndaj statinave: një analizë e re trajton problemin

tags: Statina

Pacientët me infarkt miokardiak të konsideruar intolerantë ndaj statinave kanë më shumë mundësi për të pasur një infarkt të ri miokardiak ose evente të tjera koronare, në krahasim me individët që janë të përshtatshëm për terapinë. Në këtë përfundim ka dalë një analizë e re e publikuar në Journal of the American College of Cardiology.
Maria-Corina Serban nga departamenti i epidemiologjisë në University of Alabama Birmingha (SHBA) dhe kolegët e saj kanë studiuar 57.000 pacientë përfitues të asistencës Medicare, të cilëve iu ishin përshkruar statina pas një infarkti miokardiak. Rreth 2% e individëve u konsideruan intolerantë ndaj statinave në vitin e parë pas fillimit të trajtimit në bazë të një prej kritereve vazhdim: kalimi në një dozë më të ulët ose ndërprerje e statinave; fillimi i përdorimit të ezetimibe; diagnostikim i rabdomiolizës ose i një eventi anti-hiperlipidemik me reduktim ose ndërprerje të statinave; apo përshkrimi i tre apo më shumë statinave të ndryshme.

Gjatë një periudhe mesatare follow up-i prej 2 vjetësh, pacientët intolerantë ndaj statinave kanë pasur më shumë gjasa për recidiva të një infarkti miokardiak ose eventeve të tjera koronare krahasuar me ata që ndiqnin terapinë me një konsum të madh statinash. Në një editorial shoqërues të studimit, Steven Nissen nga Cleveland Clinic, pohon se intoleranca ndaj statinave që i bën pacientët të ankohen për një efekt të saj mbi muskujt (por që vështirë të jetë një anomali me biomarkatorë muskulorë) mbetet një argument kontroversal. Disa kërkues pohojnë se intoleranca është e rrallë dhe se është për më tepër një bindje e pacientit, ndërsa të tjerë konsiderojnë se është një problem efektiv që prek më shumë se 20% të pacientëve të trajtuar me barna të tilla. "Rezultatet e studimit tregojnë qartë se ka pasoja të rënda derivuese nga një patologji kaq e pakapshme siç është intolerance ndaj statinave. Gjithashtu ato sugjerojnë një strategji menaxhuese agresive për mjekët që i trajtojnë këta pacientë ankthsiozë dhe të vështirë", shprehet autori duke shtuar se janë thelbësore studime të tjera mbi fenomenin e intolerancës ndaj statinave dhe është e nevojshme që këto të përfshijnë zhvillimin e terapive alternative për të trajtuar sëmundshmërinë kardiovaskulare në rastin e këtij çrregullimi".

 

Jacc 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.12.036
http://www.onlinejacc.org/content/69/11/1386


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC