mar232017
Integratorët, ekspertët: Kanë përfitime klinike dhe kursejnë kostot e shërbimit shëndetësor
Nëse përdoren për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll patologji me impakt të lartë socio-ekonomik, përtej përfitimeve klinike, produktet nutraceutike mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në kursimin e kostove shëndetësore. Këtë e thonë të dhënat e një studimi për sëmundjen renale kronike të prezantuar nga prof. Piergiorgio L. Colombo në eventin FarmacistaPiu të mbajtur këto ditë në Milano.
Trajtimi dietik-konservativ i sëmundjes renale kronike, ndjekja e një diete me kufizim të madh proteinik te pacientët mbi 70 vjeç, rezultoi se ishte në gjendje të shtynte fillimin e dializës përreth 1 vit, duke sjellë një kursim për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor prej 21.180 eurosh për pacient për vitin e parë të trajtimit. Terapia dietike te pacienti në fazë pre-dialitike mbështetet edhe nga një studim sipas të cilit ndjekja e dietës hipoproteinike është në gjendje të reduktojë me 10 vjet hyrjen në dializë për 18% të pacientëve dhe t'i sjellë shtetit italian një kursim prej 13.829 eurosh për pacient.
"Kërkimi shkencor ka konfirmuar përfitimet klinike dhe ekonomike të trajtimit dietik konservativ në sëmundjen renale kronike nëpërmjet dietave hipoproteinike dhe suplementimit me ketoanalogë dhe aminoacide esenciale, - pohon eksperti, - nutraceutikët nuk kontribuojnë vetëm në ruajtjen e shëndetit dhe mirqënies së popullatës, por edhe në qëndrueshmërinë ekonomike të shërbimit shëndetësor".
U nënvizua gjithashtu roli që ka farmacisti në kontekstin popullatës së moshuar për afirmimin e një modeli që kufizon kostot e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, duke e udhëzuar pacientin të adoptojë sjellje të cilat parandalojnë shfaqjen e patologjive, si ato të lidhura me shëndetin e kockave, kolesterolin e lartë, hipertensionin, diabetin, aparatin qarkullues. "Integratori ushqimor, - komenton Marco Testa, president i FederSalus, - është ngritur gradualisht me një rol funksional për të përballuar dhe menaxhuar nevojat specifike të trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve duke promovuar ruajtjen e shëndetit. Tregu i përgjithshëm i integratorëve ka qarkulluar gjatë vitit të fundit një vlerë prej rreth 2.8 miliardë eurosh që përkthehet në rreth 196.7 milionë konfeksione të shitura. Trendi konfirmohet pozitiv duke regjistruar një rritje me +7.7% në krahasim me 2015-n. Ky trend pozitiv drejtohet gjithnjë nga kanali farmaci ku blerjet përqendrohen me një kuotë prej 92.4%".