Farmaci

pri42017

Terrosa,  biosimilar i ri për trajtimin e osteoporozës

Është një biosimlar i teriparatides, polipeptid sintetik derivat i hormonit paratiroiden njerëzor Pht, i arritur falë teknologjisë së ADN-së rekombinante. Trajtimi kontribuon në reduktimin e incidencës së frakturave vertebrale dhe jo vertebrale por jo të femurit.

Indikime - Trajtimi i formave të rënda të osteoporozës te gratë në postmenopauzë dhe te burrat me risk të lartë frakturash për shkak të brishtësisë kockore. Osteoporoza asociohet me terapinë me glukokortikoide.

Mekanizmi i veprimit - Ky bar biosimilar vepron në receptorët e hormonit paratiroiden. Përveç se frenon përkeqësimin e kockave të shkaktuar nga osteoporoza, stimulon osteogjenezën me efekte direkte në osteoblaste. Duke favorizuar asimilimin e kalciumit, terapia rrit densitetin dhe masën kockore me një përmirësim të vetisë biomekanike dhe asaj të lidhjes

Forma farmaceutike dhe pozologjike - Është i disponueshëm në solucion për injeksion në penë shiringa njëpërdorimëshe (20 mikrogramë/80 mikrolitra). Bari vetadministrohet me injektim në abdomen ose në kofshë një herë në ditë. Rekomandohet suplementimi me kalcium dhe vitaminë D në rastet ku nuk arrihen nivelet e rekomanduara me dietë. Kura ka një kohëzgjatje maksimale prej 24 muajsh dhe nuk duhet përsëritur më shumë se një herë gjatë jetës. 

Studime klinike - Meqë Terrosa është një bar biosimilar, studimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e terapisë që tashmë janë realizuar, nuk duhet të përsëriten. Një trial i zhvilluar në 54 gra të shëndetshme kanë treguar se të njëjtat doza të dy barnave të administruara me injeksion, prodhojnë nivele të analoge të teriparatides në trup dhe efekte të ngjashme në përqendrimet e kalciumit në gjak.

Efektet e padëshiruara dhe kundër-indikimet

Efektet anësore më të zakonshme ndaj terapisë me Terrosa janë dhimbjet në artikulacione, cefale dhe marramendje. Bari është i kundër indikuar në rastin e insuficiencës renale të rëndë, pranisë së sëmundjeve metabolike të kockave (sëmundja Paget), osteoporozë pasojë e hiperparatiroidizmit, shtatzëni dhe ushqyerje me gji. Është e nevojshme të verifikohet shtimi i përmbajtjes minerale kockore para dhe pas kurës nëpërmjet MOK (mineralometrisë kockore të kompjuterizuar).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC