Farmaci

mar292017

Shmangni valproate gjatë shtatzënisë, Franca përforcon masat e sigurisë

Duke filluar nga muaji mars Agjencia Franceze e Sigurisë për Barnat (ANSM), ka vendosur detyrimin për të vendosur mbi konfeksionet e barnave që përmbajnë antikonvulsivantin valproate (valproate natriumi, valproate magnezi, acid valproik, valproate semi natriumi dhe valpromide) një piktogram që sinjalizon rrezikun e përdorimit të barit gjatë shtatzënisë. Shenja grafike përshkruan një grua shtatzënë të rrethuar nga një trekëndësh i kuq me dixhiturë: valproate + shtatzëni = rrezik. Objektivi i agjencisë franceze është që të forcojë paralajmërimet që kanë të bëjnë me sigurinë e barnave me përmbajtje valproate (për trajtimin e epilepsisë apo çrregullimeve bipolare) mbi risqet për efekte anësore të përdorimit gjatë shtatzënisë dhe në moshë fertile.

Pas publikimit të një rishikimi të zhvilluar në 2014-n në nivel evropian, ku doli se fëmijët e ekspozuar ndaj valproate në mitër ishin me risk të lartë për anomali të rënda të zhvillimit neuro-komportamental (në 30-40% të rasteve) me reduktim të aftësive intelektuale, vështirësive në të folur e të ecur, si dhe keqfunksionime të lindura (në rreth 10% të rasteve). Gjithashtu të dhënat në dispozicion evidentuan që fëmijët e ekspozuar ndaj valproate në mitër kishin një risk më të madh për të zhvilluar çrregullime të spektrit autik (rreth 3 herë më të lartë) dhe gjatë fëmijërisë (rreth 5 herë më të lartë) krahasuar me popullatën e përgjithshme. Valproate pra nuk duhet t'iu përshkruhet vajzave të vogla, adoleshenteve, grave në moshë pjellore ose në shtatzëni, përveç rasteve kur trajtime të tjera kanë treguar se janë inefikase dhe të patolerueshme. Risku për efekte anësore është dozë-varësi, si në rastet kur bari merret vetëm ashtu edhe në kombinim me substanca të tjera. Gjatë muajve të fundit është shpërndarë edhe një letër udhëzimesh për t'ua dorëzuar pacienteve gjatë vizitës vjetore te specialisti (neurologu, pediatri ose psikiatri).

Përse i intereson farmacistit: Ndonëse paralajmërimet për valproate janë përditësuar, është e rëndësishme t'iu komunikohen edhe me zë pacienteve në moshë fertile.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC