Farmaci

pri192017

Rezistenca ndaj antibiotikëve, SIF: Përdorim i papërgjegjshëm. Tani duhen strategji

"Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga problemet më të rënda të shëndetësisë. Gjatë viteve është verifikuar një rënie e madhe e interesit për kërkimin dhe prodhimin e molekulave të reja, antibiotiku i fundit i prodhuar i takon vitit 1987", shprehet Gianni Sava nga Këshilli drejtues i Shoqatës Italiane të Farmakologjisë, i cili shpjegon se si ngadalësimi i kërkimeve dhe aftësia e baktereve për t'u bërë rezistente ka çuar në faktin që disa sëmundje të kthehen në letale për njeriun krahasuar me të kaluarën. "Koha post-antibiotike që po njohim mund të çojë në mundësinë e vdekjes nga infeksione banale. Dhe për të penguar këtë duhen ndërmarrë strategji". Por sipas Savas do të ishin megjithatë të padobishme nëse nuk gjendet më parë shkaku i kësaj situate."Një është irracionaliteti me të cilin janë përdorur antibiotikët, mbi të gjitha në vendet që janë në zhvillim ku nuk ka shërbime të përshtatshme të sistemit shëndetësor kombëtar. Por një problem tjetër i madh është edhe përdorimi i gjerë në fushën e kafshëve". Sava më pas kujton se sipas një studimi australian janë rreth 250 tonelatat e antibiotikëve të përdorur çdo vit te njeriu dhe në sektorin agroushqimor, 50% lëshohet në ambient.
"Për të zgjidhur këtë situatë - përfundon Sava - nevojitet një strategji e re për vaksinat dhe antitrupat monoklonalë, por është gjithashtu e nevojshme të investohet në edukim. Anglia përfaqëson një paradigmë. Po asistojmë në një rritje të konsumit të antibiotikëve por me një reduktim të rezistencës. Kjo sepse formohen gjeneratat e ardhshme që në universitet, duke filluar të ri-studiohen konceptet që konsideroheshin të vjetëruar".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC