Farmaci

qer82017

Rezultatet e para të emicizumab në përdorimin pediatrik kundër Hemofilisë A

tags: Hemofili

Kanë dalë rezultatet e para të studimit të fazës III HAVEN 2, i projektuar për vlerësimin e profilaksisë me emicizumab te fëmijët me moshë nën 12 vjeç, me hemofili A dhe inhibitorët e faktorit VIII. Në kontekstin e trajtimit të zgjatur mesatarisht 12 javë është treguar një reduktim "klinikisht domethënës i gjakrrjedhjeve në kohë".
Këto rezultate kanë konfirmuar ato të një kërkimi të mëparshëm, HAVEN 1, të zhvilluar gjithnjë në fazën III. Në këtë rast kohorta përbëhej nga të rritur dhe adoleshentë (me moshë të barabartë ose mbi 12 vjeç) me hemofili A dhe inhibitorë të faktorit VIII. Kompania prodhuese Roche bëri me dije se efektet anësore më të zakonshme të vëzhguara me emicizumab në studimin HAVEN 2 ishin reaksionet në vendin e injeksionit dhe rinofaringitet.

"Menaxhimi i hemofilisë A me inhibitorë të faktorit VIII është veçanërisht kompleks si për fëmijët edhe për kujdestarët e tyre, meqë gjakrrjedhja është e vështirë për t'u kontrolluar dhe trajtimet që janë aktualisht në dispozicion kërkojnë infuzione të shpeshta endovenoze, - deklaroi në një komunikatë Sandra Horning, drejtorja e marketingut e Head of Global product development në Roche. -Profilaksia me emicizumab, e administruar një herë në javë në rrugë subkutane, ka evidentuar një reduktim domethënës të numrit të gjakrrjedhjeve të fëmijëve në kohë".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC