Farmaci

qer132017

Barnat për diabetin tip 2, në udhëzuesit e rinj NICE inhibitorët e Sglt2 marrin vëmendje më të madhe

National Institute of Health and Care Excellence (NICE) në Britaninë e Madhe ka rishikuar udhëzuesit e vitit 2015 për diabetin tip 2, duke theksuar mundësinë e përdorimit të inhibitorëve të ko-transportuesit sodium-glukozë tip 2 (Sglt2), e po ashtu duke shtuar një paralajmërim mbi ketoacidozën diabetike si pasojë përdorimi i këtyre principeve aktive. 
Udhëzuesit e dhjetorit 2015 i indikonin inhibitorët e Sglt2 si "opsione të mundshme për terapinë e linjës së dytë dhe të tretë" pas publikimit të rezultateve të studimit EMPA-REG në shtator 2015, që treguan një reduktim të vdekshmërisë kardiovaskulare me përdorimin e inhibitorit të Sglt2, empagliflozin, në krahasim me placebon te pacientët e prekur nga diabeti tip 2 në risk të lartë kardiovaskular. Megjithatë fjalët e përdorura në dokument apelonin për të pasur kujdes.
Në këtë edicion të ri, inhibitorët Sglt2 listohen më fuqishëm si opsione terapeutike të linjës së dytë, bashkë me inhibitorët e dipeptidilpeptidasi-4 (Dpp-4), pioglitazone dhe sulfoniluretë, për t'u përdorur kur HbA1c rritet mbi 7.5% gjatë trajtimit me metforminë, për një efikasitet më të madh të terapisë. Po ashtu indikohen për përdorim në terapi të trefishtë kur HbA1c rritet mbi 7.5% gjatë terapisë së dyfishtë.
Udhëzuesi i ri kujton se inhibitorët e Sglt2 mund të konsiderohen edhe si opsion i trajtimit të linjës së parë, në rastin kur metformina kundërindikohet ose nuk tolerohet dhe sulfoniluretë apo pioglitazone konsiderohen si të papërshtatshme. Autorët kanë shtuar një shënim në etiketën e produkteve që tregtohen në Evropë që nga shkurti i 2016-s, për sinjalizimet e rasteve të ketoacidozës diabetike te personat që marrin një nga tre inhibitorët Sglt2 aktualisht të disponueshëm në treg: canagliflozin, dapagliflozin ose empagliflozin me indikimin për të testuar ketonet te personat që përdorin këta agjentë dhe tregojnë simptoma të ketoacidozës, ndonëse me glicemi normale.

 

Nice Technology appraisal guidance [TA390] Published date: 25 May 2016 https://www.nice.org.uk/guidance/ta390  


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC