kor312017
Terapia me statina, ndryshojnë kriteret në SHBA: Të paktën një faktor risku shtesë
Sipas një studimi të publikuar në Jama, udhëzuesit e U.S. Preventive Services Task Force (Uspstf) për terapinë me statina në krahasim me udhëzuesit shkencorë të 2013-s të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë/Shoqatës Amerikane të Zemrës (Acc/Aha), mund të ndikojnë në reduktimin e rreth 9 milionë personave nga numri i përgjithshëm i atyre që fillojnë një terapi të këtij lloji, mes tyre shumë të rinj me një risk për sëmundje kardiovaskulare afatgjatë.
Udhëzuesit Acc/Aha të 2013-s rekomandojnë fillimin e terapisë te personat me risk prej të paktën 7.5% për sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike (Ascvd) brenda 10 vjetëve, ndërsa rekomandimet e reja të Uspstf 2016 nënvizojnë se për të filluar terapinë, kufiri i riskut për Ascvd për pacientët (edhe diabetikët), duhet të jetë të paktën prej 10%, plus duhet të ketë të paktën një faktor risku kardiovaskular si: hipertensioni, diabeti, dislipidemia dhe duhanpirja.
Kërkuesit përdorën të dhënat e National Health and Nutrition Examination Survey (Nhanes) nga viti 2009 deri në 2014 për të vlerësuar përshtatshmërinë e terapisë me statina në kontekstin e rekomandimeve të Uspstf në krahasim me udhëzuesit e Acc/Aha, në një kampion kombëtar prej 3.416 të rriturish me moshë mesatare 40 dhe 75 vjeç, me 53% gra, pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare dhe nivele trigliceridesh prej 400 mg/d L ose më të ulëta.
Në rastin e aplikimit të plotë të rekomandimeve Uspstf, mbi 21.5% e të rriturve tashmë janë në terapinë e reduktimit lipidik me statina, ndërsa 15.8% e të rriturve pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare duhet të fillojnë terapinë. Por, sipas udhëzuesve Acc/Aha 24.3% e pacientëve duhet të fillojë terapinë me statina. Në 8.9% e pacientëve më shumë që duhet të fillojnë terapinë, 55% përbëhet nga të rritur 40 - 59 vjeç me një risk kardiovaskular mesatar dhe 28% nga persona me diabet.
Përpos këtyre të dhënave, janë bërë të qarta disa pika: Së pari, analiza varet nga përfaqësimi dhe saktësia e të dhënave të ardhura nga Nhanes, që pjesërisht i besohet sinjalizimeve personale. Së dyti, nuk është e mundur të përcaktohen me saktësi efektet e rekomadimeve të reja për individët aktualisht në terapi për reduktimin e lipideve. Së treti, analiza nuk ka marrë në konsideratë kontroversalitetin që ekziston mbi faktin se matësit e riskut e mbivlerësojnë riskun për Ascvd në disa nëngrupe. Së katërti, analiza e sapo përshkruar është bazuar në një kampion transversal që nuk merr parasysh variacionet e riskut dhe modeleve të trajtimit në kohë. Së pesti studimi ka supozuar se rekomandimi i trajtimit ishte ekuivalent me fillimin e trajtimit, ndërsa udhëzuesit Uspstf dhe Acc/Aha rekomandojnë gjithmonë një diskutim të informuar mbi raportin risk-përfitim mes pacientëve dhe klinicistëve.
Jama. 2017. doi: 10.1001/jama.2017.3416
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28418481