Farmaci

nën132017

Diarreja e udhëtarit, udhëzimet mbi barnat dhe menaxhimin

tags: Diarre

International Society of Travel Medicine ka mbledhur një grup ekspertësh për të rishikuar provat e disponueshme mbi diarrenë e udhëtarit dhe për të hartuar rekomandime klinikisht domethënëse e të dobishme mbi menaxhimin e saj, të publikuara në websitin e Centers for Disease control and prevention. Menaxhimi i diarresë së udhëtarit përfaqëson një skenar klinik të pazakontë, ku është parashikuar që pacienti të diagnostikojë dhe trajtojë vetë sëmundjen e tij. Transmetimi i udhëzimeve të komplikuara udhëtarëve në vizitën para udhëtimit është një sfidë, por pikat që përmbahen në dokument mund të jenë të dobishme për të drejtuar mjekun në diskutim me pacientin dhe që të japë udhëzime të qarta dhe precize. Sipas rekomandimeve për pjesën më të madhe të atyre që udhëtojnë drejt destinacioneve në vendet në zhvillim duhet të përshkruhet loperamid dhe një antibiotik. Nëse udhëtari po shkon drejt jug-lindjes aziatike, antibiotiku duhet të jetë azitromicina, ndërsa në rajonet e tjera mund të përdoret një fluorochinolone, azitromicina ose rifaximina; nëse propozohet rifaximina si agjent i linjës së parë, duhet të japim dhe një përshkrim të dytë për azitromicinën në rast të dizenterisë apo diarresë me temperaturë. Udhëtarët duhet të informohen për faktin që nëse sëmundja nuk ndikon në udhëtimin e tyre është e mjaftueshme të hidratohen dhe të konsiderojnë menaxhimin e simptomave me loperamid. Nëse sëmundja ndikon në udhëtim por është e tolerueshme, duhet të përdorin loperamid dhe të marrin në konsideratë antibiotikun, megjithatë udhëtari duhet të jenë të mirë informuar për risqet dhe përfitimet e antibiotikëve në rastin e sëmundjes së moderuar, duke përfshirë dhe shfaqjen e rezistencave të mundshme. Nëse sëmundja është shumë e rëndë, kjo i detyron të qëndrojnë brenda dhomës së hotelit, të fillojnë antibiotik dhe të shtojnë loperamid për një shërim të shpejtë. Nëse simptomat nuk përmirësohen ose përkeqësohen pas 24-36 orësh nga fillimi i terapisë antibiotike, është e nevojshme që t'i drejtohen një mjeku. Sipas dokumentit profilaksia duhet të konsiderohet vetëm për grupet me risk të lartë me patologji bazike themelore ose me nevoja kritike për të punuar ose me itinerar gjatë udhëtimit. Në këto raste rifaximina është zgjedhja e parë, por kur ky antibiotik përdoret për profilaksinë është e nevojshme që të përshkruajmë azitromicinë për trajtimin e diarresë gjatë udhëtimit.


 

Centers for Disease Control and Prevention
https://wwwnc.cdc.gov/travel/yelloëbook/2018/the-pre-travel-consultation/travelers-diarrhea


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC