Farmaci

shk82018

Fëmijët me astmën që nuk e mbajnë nën kontroll kortikosteroidet, mund të gjejnë zgjidhje te tiotropium-i

Tiotropium-i, një bar antikolinergjik me veprim të gjatë, i cili përdoret për bronkopneumopatinë obstruktive kronike (BPKO), ka regjistruar të dhënat e para të sigurisë dhe të efikasitetit te fëmijët në moshë parashkollore, me simptoma astmatike të pakontrolluara mirë nga kortikosteroidet e marra me inhalim.

"Të dhënat mbi sigurinë dhe efikasitetin e barnave të tilla si një mundësi për trajtimin e astmës te fëmijët nën pesë vjeç, janë të pakta, kryesisht sepse nuk kemi në dispozicion vlerësime mbi parametrat e efikasitetit dhe sepse mungon një dakordësi në lidhje me kriteret diagnostike", thotë Elianne Vrijlandt (Universiteti i Groningenit, Holandë), e cila ka udhëhequr grupin e studimit. Kërkuesit kanë bërë një përzgjedhje rastësore të 102 fëmijëve të grupmoshës 1-5 vjeç, me simptoma të qëndrueshme astme, të cilët i kanë trajtuar me tiotropium (2,5 ose 5 mikrogramë nëpërmjet inhalatorit Respimat) ose placebo, të cilat iu janë shtuar kortikosteroideve inhalatore. Studimi është zhvilluar në 32 struktura të 11 vendeve në Azi, Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Rezultatet kanë treguar se bari ka një profil sigurie të favorshëm, të ngjashëm me atë të placebos dhe se ka qenë në gjendje të reduktojë rrezikun e përkeqësimit të astmës, krahasuar me placebon. Në fakt, është vënë re një përkeqësim i astmës te 10 nga 34 (29%) fëmijë të trajtuar me placebo, përkundër 36 (14%) te të trajtuarit me tiotropium me dozë më të ulët dhe dy fëmijëve nga 31 (6%) tek ata që ishin trajtuar me tiotropium me dozë më të lartë. Tiotropium-i nuk ka patur efekte të dukshme në simptomat e përditshme të astmës. Autorët nënvizojnë se numri i pacientëve që morën pjesë në studim ishte i vogël dhe se do të jenë të nevojshme studime të tjera për të konfirmuar këto rezultate.

"Grupit të studimit i është dashur të përballet me faktin që nuk ka qenë në gjendje të kryejë spirometrinë për pjesën më të madhe të fëmijëve dhe me shqetësimet relative klinike dhe etike që kanë të bëjnë me zhvillimin e studimeve klinike mbi fëmijët e vegjël. Megjithatë, ky studim ambicioz sjell një provë paraprake shumë të nevojshme për sigurinë dhe efikasitetin e një bari të ri që u duhet shtuar kortikosteroideve në rrugë inhalatore te fëmijët me astmë të pakontrolluar", shkruan Alvaro Cruz-i (Programi për Kontrollin e Astmës, Brazil).

 

Lancet Resp Med 2018. Doi: 10.1016/S2213-2600(18)30012-2
http://www.thelancet.com/journals/lanres/article/PIIS2213-2600(18)30012-2/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC