Farmaci

shk212018

Limfoma me qeliza B. Gati, kura e mundshme me kombinimin e dy barnave sinergjike

Sipas një studimi të publikuar në "Science Translational Medicine", kombinimi i formuar nga antibiotiku tigecicline dhe nga frenuesi i proteinës BCL2, venetoclax, mund të ofrojë një kurë për limfomat me qelizë B "me goditje të dyfishtë" (double-hit), një nga format më agresive dhe më vdekjeprurëse të sëmundjes.

Kërkuesit e Institutit Europian të Onkologjisë (IEO) dhe të Institutit Italian të Tekonologjisë, me mbështetjen e Shoqatës Italianë të Kërkimeve për Kancerin, kanë zbuluar se këto dy barna janë në gjendje të ndërpresin përparimin e tumorit dhe të bëjnë në disa raste, remision të plotë në kaviet e laboratorit të cilave u janë transplantuar limfoma njerëzore me goditje të dyfishtë.

"Ideja e lidhjes së dy barnave për të gjetur një kurë për limfomat me goditje të dyfishtë ka lindur pas studimeve dhjetëra vjeçare mbi funksionet e ndryshme të gjenit MYC, që është thelbësor në origjinën dhe në zhvillimin e llojeve të ndryshme të tumorit", thotë në një deklaratë për shtyp Bruno Amati, Departamenti i Onkologjisë Eksperimentale në IEO. Termi "me goditje të dyfishtë" i referohet faktit që në këtë formë të limfomës ka aktivizime të dy onkogjeneve, MYC dhe BCL2.

Më parë, kërkuesit kishin zbuluar se aktivizimi i MYC-së i bën qelizat tumorale të ndjeshme ndaj trajtimeve me antibiotikë, që favorizon në këtë situatë apoptozën. BCL2, megjithatë, është në gjendje të bllokojë apoptozën, duke neutralizuar veprimin e antibiotikut. Ama, në vitin 2017, është shënuar një pikë kthese, me aprovimin europian të venetoclax-it, i pari bar frenues i BCL2-shit.

"Arsyetimi ynë ka qenë: nëse mund të frenohet BCL2-shi, ndërsa MYC-ja është aktivizuar, antibiotiku duhet të jetë në gjendje të bëjë punën e tij. Kështu lindi ideja e kombinimit të veprimit të tigecicline-s me venetoclax-in dhe rezultatet na kanë dhënë të drejtë: apoptoza është riaktivizuar në qelizat tumorale dhe tumori është ndalur", vazhdon Amati. Duket se, shumë shpejt, rezultatet e studimit mund të gjejnë zbatim te pacientët. Të dyja barnat janë autorizuar tashmë për të tjera patologji dhe tani, në bazë të të dhënave të publikuara do të bëhet e mundur të propozohet një indikacion i ri që u drejtohet pacientëve me limfomë me goditje të dyfishtë, ndonëse përshkrimi që do të çojë në faza klinike, nuk është përcaktuar ende.

"Puna në një institut ku kërkimi dhe kura janë plotësuese të njëra-tjetrës, na jep mundësi ta vazhdojmë këtë rrugë pa u ndalur. Po bashkëpunojmë me programin e hemato-onkologjisë me qëllim që, brenda një viti, të fillojmë një eksperimentim klinik të fazës së parë, me pacientët me linfomë të nënllojit me goditje të dyfishtë", përfundon Amati.

 

Science Translational Medicine 2018. Doi: 10.1126/scitranslmed.aan8723
http://stm.sciencemag.org/content/10/426/eaan8723


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC