Farmaci

mar82018

Reklama të tepruara për shtesat ushqimore. Mos u vishni produkteve veti që nuk i kanë!

Komunikimi tregtar mbi shtesat ushqimore duhet të pastrohet nga lajmet e rreme mbi vetitë e tyre, vetëm e vetëm me qëllim që ato të përdoren. Për shtesat ushqimore dhe substancat që ato përmbajnë, nganjëherë flitet me emfazë të tepruar në masmedia, duke rrezikuar kështu besueshmërinë e një industrie të tërë që i bazon vlerat e saj në standardet e larta të proceseve të prodhimit dhe në cilësinë e produktit përfundimtar, si një garanci për konsumatorin.

Ky është mesazhi që u ka dërguar FederSalus-i kompanive prodhuese, duke mbledhur në një dokument udhëzimet për një komunikim korrekt drejtuar konsumatorit ose punonjësve shëndetësorë. Rregullimi i komunikimit tregtar dhe përditësimi shkencor mbi shtesat ushqimore, janë angazhimi i fundit i shoqatës më përfaqësuese në industri, për t'u siguruar që kompanitë në këtë sektor kanë referenca dhe kritere të qarta për një sjellje të vetëdijshme, etike dhe transparente në komunikim me konsumatorët, mjekët dhe farmacistët.
Konteksti rregullator nuk është i lehtë për t'u interpretuar dhe rreziku i gabimeve është shumë i lartë nga çasti kur nuk ekziston një normativë unike dhe specifike për komunikimin tregtar të shtesave ushqimore. Udhëzimet, që mund të konsultohen lehtësisht, ndahen në 5 seksione: Parimet themelore; komunikimi tregtar ndaj konsumatorit; komunikim tregtar ndaj operatorëve shëndetësorë; site ueb, komunikim dixhital dhe deklarata shtypi; sinjalizime ndaj FederSalus-it.

Federsalus-i nënvizon se, në komunikimin tregtar ndaj konsumatorit, kurrsesi nuk duhet t'u vishen produkteve veti apo karakteristika që nuk i kanë, veti terapeutike ose parandaluese dhe kuruese për sëmundjet. Komunikimi duhet të jetë konform asaj që është treguar specifikisht në indikacionet ushqimore dhe shëndetësore, sipas rregulloreve dhe duke iu referuar substancave vegjetale dhe të tjerave që janë përfshirë në shtesat ushqimore.
Në komunikimin tregtar të një shtese ushqimore nuk duhet të mungojë asnjë herë një shënim në lidhje me rëndësinë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar dhe të një stili jete të shëndetshëm. Veç kësaj, përsa i përket komunikimit tregtar ndaj operatorëve shëndetësorë, duhet të bëhet e qartë se ndërmarrjet, nëpërmjet informatorëve shkencorë "janë përgjegjëse në lidhje me aktivitetin shkencor dhe/ose promocional që zhvillohet në lidhje me produktet".

Informatorët duhet të trajnohen në mënyrën e duhur në çështjet shkencore në lidhje me funksionet, këshillimin dhe çdo paralajmërim për përdorimin korrekt të produkteve. Në çdo rast, materiali i përditësuar shkencor duhet të përgatitet në bazë të provave dhe të dhënave të dokumentuara e të dokumentueshme dhe nuk duhet të përmbajë referenca për produktin e kompaninë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC