Farmaci

mar122018

Një vaksinë e re kundër rotavirusit redukton me dy të tretat rrezikun e diarresë së rëndë

Nëse merret që nga lindja, me dy doza të njëpasnjëshme, një vaksinë e re orale kundër rotavirusit, redukton në mënyrë të dukshme rrezikun e diarresë së rëndë dhe praktikisht, vdekjeprurëse. Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine" dhe të zhvilluar në 1588 fëmijë indonezianë të ndjekur për 18 muaj. Autorët kanë vënë re se normat e gastroenteritit të zhvilluar gjatë vëzhgimit, ishin respektivisht 5.6% dhe 1.4% mes fëmijëve të trajtuar me placebo dhe mes atyre të vaksinuar me një dozë të parë brenda pesë ditësh që nga lindja, ndjekur nga dy doza të tjera në 8 dhe 14 javë.

"Më shumë se 90 milionë fëmijë në botë nuk kanë mundësi të marrin vaksinën kundër rotavirusit, siç është Rotarix-i i GlaxoSmithKline-s, RotaTeg-u i Merck-ut dhe Rotavac-u i Bharat Biotech-ut. Përpjekjet po bëhen për të përmirësuar efikasitetin e produkteve ekzistuese në vendet me të ardhura të ulëta", shprehet bashkautorja Julie Bines (Universiteti i Melburnit), duke shtuar se, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 215.000 fëmijë nën 5 vjeç, vdesin çdo vit për shkak të infeksionit të parandalueshëm që vjen nga rotavirusi. Vaksina e re, e njohur si RV3-BB, vjen nga një çep që zakonisht, i infekton fëmijët pa shkaktuar simptoma.

"Pikërisht për këtë arsye kemi shumë besim se produkti do të jetë i sigurt për të sapolindurit", shkruajnë kërkuesit, duke nënvizuar se marrja e vaksinës që në lindje është një strategji krejtësisht e re, aq më tepër që, produkte të tjera kundër rotavirusit nuk administrohen deri në moshën gjashtë javore, duke i bërë fëmijët të cenueshëm në fillim të jetës. Studimi i sapopublikuar, një studim i fazës 2b, është zhvilluar në Indonezi, ku norma e vdekshmërisë fëmijërore nga rotavirusi është rreth 10.000 vdekje në vit mes fëmijëve nën 5 vjeç dhe shtrimet në spital për shkak të diarresë së rëndë që shkaktohet nga virusi, janë më shumë se 200.000 çdo vit.

Veç të tjerash, vaksinimi kundër rotavirusit nuk bën pjesë në programin e imunizimit të vendit, gjë që e bën etik trajtimin me placebo. "Duke kombinuar grupet neonatale dhe infantile, efikasiteti i vaksinës kundër gastroenteritit të rëndë për shkak të rotavirusit ishte 63%, krahasuar me placebon; ai kundër gastroenteritit të çfarëdolloj rëndese qe 63% te vaksinimi neonatal, krahasuar me 45%, te vaksinimi te foshnjat", përfundon Binesi.

 

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1706804
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29466164


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC