mar292018
Leuçemia akute mieloide. AIFA ndez dritën jeshile për azacitidinën
Mundësi të reja kurimi për të sëmurët me leucemi akute mieloide (L) falë një bari efektiv dhe të tolerueshëm: azacitidines. Bari do të përdoret në trajtimin e pacientëve të rritur me leucemi akute mieloide (LAM) dhe kriza shpërthyese > 30%, që nuk janë të përshtatshëm për transplantim të qelizave staminale hematopoietike (HSCT).
Në Itali, të dhënat e Shoqatës Italiane të Regjistrimit të Tumoreve (AIRTUM) vlerësojnë pak më shumë se 2,000 raste të reja me LAM çdo vit. Sëmundja, e karakterizuar nga një prognozë e dobët, prek kryesisht pacientët me moshë mesatare diagnostikimi 68-vjeçare, të cilët në shumë raste nuk mund të përfitojnë nga numri i kufizuar i opsioneve terapeutike. Rezultatet e studimit të AML-001, studimi shumëqendror i fazës III, me përzgjedhje rastësore, i hapur, ka treguar se në një sasi pacientësh LAM me moshë mesatate 75-vjeçare dhe me përqindje të krizave shpërthyese> 30% në palcën e eshtrave, trajtimi me azacitidine (Vidaza), shoqërohet me një mbijetesë më të gjatë (10.4 muaj përkundër 6.5 muajve), krahasuar me atë në terapitë konvencionale.
Krahasuar me këto të fundit, bari ka treguar gjithashtu një përmirësim të mbijetesës me një vit, në një përqindje të madhe pacientësh (47% përkundër 34%), me një reduktim në numër dhe në kohëzgjatjen e hospitalizimeve. Azacitidina është një analog nukleozidik primidinik që frenon metilimin e ADN-së dhe luan në të njëjtën kohë edhe një veprim citotoksik kundër progjenitorëve mieloidë tumoralë.
"Azacitidina është një molekulë që i përket kategorisë së barnave hipometiluese dhe, për këtë arsye, ndërvepron me disa mekanizma që shoqërojnë eventin leucemik", konfirmon Felicetto Ferrara (Spitali A. Cardarelli, Napoli), duke shtuar se është vënë re që te LAM-i mund të verifikohet një event në gjendje të ndikojë në mënyrë domethënëse në funksionimin e qelizës së njohur si hipermetiluese gjenike. Barnat si azacitidina kontrastojnë tendencën hipermetiluese dhe kanë aftësinë për të rivendosur një aktivitet gjenik sa më afër atij normal".
Profili i mirë i tolerueshmërisë së azacitidinës te pacientët me moshë mesatare 68-vjeçare në diagnostikimin me LAM, është koherente me atë që tregohet në MDS dhe është konfirmuar në studimin dhe në eksperiencat e praktikës klinike të përditshme. Trajtimi me azacitidinë është i lidhur gjithashtu me reduktimin e numrit dhe të kohëzgjatjes së hospitalizimeve krahasuar me tre opsionet CCR.
"Leucemia akute mieloide është një sëmundje e ashpër, deklaron Jean Yves Chatelan, për shumë pacientë jo të përshtatshëm për trajtimet kuruese dhe me mundësi të kufizuara terapeutike. Azacitidina, në trajtimin e pacientëve të rritur me leucemi akute mieloide (LAM) dhe kriza shpërthyese > 30%, që nuk janë të përshtatshëm për transplantim të qelizave staminale hematopoietike (HSCT), është në gjendje ta plotësojë këtë mungesë".