Farmaci

kor12019

Leucemia akute. Përparime në kërkime. Ja, barnat e regjistruara!

Vitet e fundit ka pasur një "revolucion të shpresës", madje edhe kundër sëmundjeve të gjakut për të cilat ka pasur më pak progres në kërkime: leucemia akute dhe mielodisplazitë. Janë regjistruar tashmë 8 barna të reja kundër këtyre sëmundjeve.
Kjo është bërë e ditur në ditën kombëtare për luftën kundër leucemisë, limfomave dhe mielomave të organizuar nga AIL, në Itali. Në takim është specifikuar se kundër leucemisë akute mieloide janë bërë hapa para në zhvillimin e barnave të reja premtuese sa i përket zgjatjes së mbijetesës. Brenda pak vitesh janë miratuar si në SHBA, ashtu edhe në Evropë, aq barna të reja sa nuk ishin parë në 40 vitet e mëparshme.

"Sfida më e rëndësishme për ne ekspertët tani është të mësojmë se si t'i përdorim këto barna të reja, si për të ofruar trajtimet më efektive të mundshme, ashtu edhe për të minimizuar toksicitetin e tyre dhe efektet anësore", shpjegon Adriano Venditti (profesor i Hematologjisë në Tor Vergata). Nga barnat më premtuese që do të jetë në dispozicion së shpejti, janë: gemtuzumab ozogamycina, një antitrup monoklonal që në bashkëpunim me kimioterapinë, ka treguar se rrit kohëzgjatjen mesatare të përgjigjes në disa kategori të leucemive mieloide akute, CPX-351, që është një kombinim i dy kimioterapikëve, citozina arabinoside dhe daunorubicina, si dhe venetoklaksi, të cilët janë përdorur në kombinim me barna hipometiluese ose me doza të ulëta të arabinozides së citozinës, duke ofruar përgjigje shumë ngushëllues te pacientët mbi 60-65 vjeç dhe me leucemi akute mieloide shumë agresive".

Pastaj ekzistojnë sindromat mielodiplastike, një grup heterogjen i sëmundjeve që mbizotërojnë te të moshuarit, të karakterizuara nga një prodhim i dëmtuar, nga palca e eshtrave, nga qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut dhe trombocitet. "Falë përmirësimit të teknikave diagnostikuese dhe mundësisë për të karakterizuar më mirë sëmundjen nga pikëpamja molekulare, vë në dukje Maria Teresa Voso (profesore e Hematologjisë në Tor Vergata), disponueshmëria e barnave "të synuara", po bëhet gjithnjë e më konkrete".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC