Farmaci

maj42018

Melanoma e avancuar dhe karcinoma renale.    BE-ja miraton nivolumabin, si monoterapi

Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e nivolumabit, monoterapi 480 miligramëshe çdo katër javë, si një infuzion 60-minutësh, si një opsion terapeutik te pacientët me melanomë të avancuar dhe me karcinomë të qelizës renale, të avancuar dhe të trajtuar më parë.

Këtë e bën të ditur një deklaratë nga Bristol-Myers Squibb, në të cilën theksohet se Komisioni Europian ka miratuar edhe një dozë shtesë prej 240 mg çdo dy javë, të infuzuar për 30 minuta, për të zëvendësuar dozën e bazuar në peshën trupore, për të gjashta indikacionet e miratuara në Bashkimin Europian, në lidhje me nivolumabin si monoterapi.

"Ky miratim është një arritje e rëndësishme në angazhimin tonë afatgjatë për të ofruar opsione trajtimi më elastike dhe të përshtatshme për pacientët", tha Fouad Namouni, MD, Udhëheqës i Zhvillimit Onkologjik, Bristol-Myers Squibb.

"Bristol-Myers Squibb është angazhuar për t'iu përgjigjur nevojave specifike të pacientëve. Me këtë miratim, ne do të jemi në gjendje të ofrojmë për barin tonë imuno-onkologjik të aprovuar në Bashkimin Evropian, një gamë të gjerë opsionesh dozimi".

"Prioriteti ynë është të promovojmë hulumtimet mjekësore-shkencore që synojnë të sigurojnë mjete efektive për luftimin e kancerit, për mbijetesën e pacientit dhe për t'i siguruar atij një cilësi të mirë të jetës", tha Emma Charles, Drejtore e Përgjithshme e Bristol-Myers Squibb, Itali.

"Ky objektiv i dyfishtë konkretizohet jo vetëm me rikërkimin e zgjidhjeve të reja terapeutike, por edhe me vënien në punë në mënyrë të vazhdueshme të skemave të reja të mjekimit, për të përballuar nevojën e klinicistëve për një tërësi gjithnjë e më të gjerë opsionesh për nevojat e pacientëve. Mundësia e përgjysmimit të frekuencës së marrjes, duke kaluar nga dy, në katër javë, për shembull, është një aspekt jo pak i rëndësishëm në kuptimin e sëmundjes dhe, përfundimisht, në ndikimin që ka mbi cilësinë e jetës së pacientit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC