Farmaci

maj222018

Ekspertët amerikanë: Përdorini barnat edhe pas datës së skadencës... Ja, se pse!

Data e skadencës së barnave është vërtet aq strikte, apo lejon hapësira për t'i përdorur barnat edhe më vonë? Përgjigjja në këtë rast është e dyanshme. FDA-ja, që iu kushton rëndësi mbi të gjitha rreziqeve për ata që vuajnë nga patologji të rënda, fton që të mos përdoren produkte të skaduara, ndërkohë që, ekspertë të ndryshëm, të cilët janë të shumtë, përfshi mjekët, në bazë të studimeve dhe të praktikës thonë se ekzistojnë normat e sigurisë që lejojnë përdorimin e tyre dhe se, duke i hedhur, gjenerohet një humbje prej 60-70 milionë dollarësh në vit.

Ato që e kanë risjellë këtë debat, janë agjencitë amerikane të shtypit të cilat kujtojnë se data e skadencës, përgjithësisht, është ajo e një apo dy viteve pas prodhimit, kohë gjatë së cilës prodhuesi e ka testuar qëndrueshmërinë e barit, duke e ekspozuar në temperatura ekstreme, lagështirë dhe dritë, për të marrë aprovimin e shitjes nga entet rregullatore. Dhe, nëse për FDA-në përdorimi i barnave pas skadencës konsiderohet i rrezikshëm, është e vërtetë edhe që, në rastet e mungesave të rënda, ajo u ka lejuar prodhuesve të shtyjnë datën, duke demonstruar në këtë mënyrë, vlefshmërinë.

Sipas Jennifer Lowry-t, toksikologe në Spitalin "Children's Mercy" në Misuri, në realitet janë të shumtë ata që i përdorin barnat përtej datës së skadencës, mes të cilëve, edhe mjekë.

Ajaz Hussain, president i Institutit Kombëtar për Tekonologjinë Farmaceutike dhe Edukimin, si dhe ish-komisioner i FDA-së, konfirmon përdorimin dhe thotë se, duke i eliminuar, "me shumë mundësi hedhim tutje 60-70 milionë dollarë çdo vit". Në SHBA, grupe të ndryshme dhe shoqata mjekësh, kanë kërkuar që të paktën të shtyhet data e skadencës.

Ndërkohë, FDA-ja, së bashku me Departamentin e Mbrojtjes SHBA, po çon përpara një program testimesh periodike mbi lotet e antibiotikëve dhe të barnave të tjera të stoqeve kombëtare për t'u përdorur në raste epidemish apo sulmesh kimike. Nga zgjatja e datës së vlefshmërisë janë kursyer miliarda dollarë. Edhe studime të shumta kanë verifikuar se barnat e skaduara, të ruajtura në mënyrën e duhur, për më tepër, tabletat, ishin ende të vlefshme edhe disa vjet pas datës së skadencës. Në një rast, shishkat ende të mbyllura të barnave kundër dhimbjes, antihistaminikët dhe barna të tjera të viteve '60 ishin ende efikase kur u testuan edhe gjysmë shekulli më vonë. Ekspertët amerikanë konfirmojnë se nuk janë në dijeni të rasteve të pacientëve të dëmtuar nga përdorimi i barnave të skaduara, por pranojnë se nuk është e lehtë për konsumatorin të mësojë se çfarë është e sigurt dhe çfarë është e rrezikshme.

Sugjerohet të mos përdoren aspirina dhe antibiotiku tetraciklinë, sepse mund të përkeqësohen menjëherë pas datës së skadencës, siç ndodh edhe me barnat e lëngshme të skaduara, insulinën dhe barna të tjera të injektueshme që duhen mbajtur në frigorifer. E njëjta gjë vlen edhe për barnat që nuk janë ruajtur në mënyrën e duhur: barna të ruajtura në ambient me shumë lagështi ose me temperatura të luhatshme (siç është një mobilie në banjë) ose që janë lënë në dritë, degradojnë më shpejt dhe mund ta humbasin efikasitetin. Nuk duhen përdorur kurrë tableta të çngjyrosura ose të thërrmuara.

Pastaj, ka barna të veçanta, siç janë autoinfuzorët e adrenalinës: kohëzgjatja e tyre është rreth një vit e gjysmë, por studime të ndryshme kanë treguar se fuqia e tyre zvogëlohet ngadalë, nëse nuk kanë qenë të ekspozuara ndaj dritës ose nxehtësisë.

 

Simona Zazzetta


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC