Farmaci

maj292018

HIV. Aprovohet në Europë regjimi terapeutik me dy barna në një tabletë

Kombinimi dolutegravir 50mg/rilpivirine 25mg për trajtimin e infeksionit nga virusi i imunodeficencës humane të tipit 1 (HIV-1) ka marrë autorizimin për hedhjen në treg në Europë. Këtë e bën të ditur një deklaratë e ViiV Healthcare, ndërmarrja botërore e specializuar në HIV, me shumicë GlaxoSmithKline, në bashkëpunim me Pfizer Inc. e Shionogi Limited, që nënvizon se bari indikohet për të rriturit virologjikisht të supresuar (HIV-1 RNA më pak se 50 copë për mL) falë një regjimi antiretroviral të rregullt, për të paktën gjashtë muaj pa dështime të mëparshme terapeutike dhe pa rezistenca të njohura ose të dyshuara, të lidhura me cilindo frenues jo nukleozidik të transkriptazës inverse ose frenues të integrimit. Regjimi me dy barna, vazhdon shënimi, përfshin dolutegravirin (ViiV Healthcare) dhe frenuesin e integrimit të përshkruar më së shumti në botë, që është rilpivirina (Janssen Sciences Ireland UC, del Gruppo Janssen Pharmaceutical Companies of Johnson & Johnson).

Deborah Waterhouse, CEO ViiV Healthcare konfirmon: "Vendimi i Komisionit Europian për kombinimin dolutegravir/rilpivirine është një lajm shumë pozitiv për ata që jetojnë me HIV (PLHIV) në Europë, të cilët do të kenë tashmë mundësinë të ruajnë supresimin virologjik me një regjim trajtimi të përbërë vetëm nga dy barna në një tabletë të vetme. Falë përparimeve të trajtimit, shumë vetë me HIV në terapi, jetojnë më gjatë dhe bëjnë një jetë thuajse normale. Kemi dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me efektet e mundshme afatgjata që rrjedhin nga një trajtim që ka zgjatur për dekada dhe kemi zhvilluar një zgjidhje në linjë me preferencën për të thjeshtëzuar terapinë, duke reduktuar numrin e antiretroviralëve që merren për të menaxhuar infeksionin nga HIV-i".

Ky aprovim, vazhdon shënimi, shton një opsion të fundëm terapeutik për rreth 810.000 vetë që jetojnë me HIV në Europë dhe ndjek opinionin pozitiv të CHMP-së, të datës 22 mars 2018.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC