Farmaci

qer52018

5 të vdekur nga kanabinoidet sintetike. Përmbanin brodifacoum, helm kundër minjve

Më shumë se 200 vetë kanë pësuar hemorragji të rënda dhe të pashpjegueshme të lidhura me përdorimin e kanabinoideve sintetike, të cilat përmbanin brodifacoum, një antikoagulant antagonist i vitaminës K, i përdorur në produktet tregtare kundër brejtësve dhe parazitëve.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, së bashku me autoritetet federale, kanë bërë me dije se rasti i parë i koagulopatisë së këtij lloji është identifikuar në Ilinois, më 3 mars 2018 dhe aktualisht janë sinjalizuar 202 raste të tjera në nëntë shtete të ndryshme. Deri më tani,  pesë vetë kanë vdekur. Pacientët kanë shfaqur hematoma, gjak nga hundët, menstruacione me hemorragji të rëndë, të vjella me gjak, hematuri, dhimbje ijesh e barku, përgjakje të mishrave të dhëmbëve dhe të gojës.

Disa individë nuk kanë patur asnjë simptomë ose kanë ardhur te mjeku për ndodhi të ndryshme gjakosjeje, por analizat e laboratorit kanë treguar gjithsesi praninë e një koagulopatie që mund t'i rrezikonte për komplikacione hemorragjike në rast lezionesh e procedurash kirurgjike ose invazive.

CDC-të këshillojnë të konsiderohen si raste shumë të rrezikuara për koagulopati njerëzit që sinjalizojnë për përdorim të kanabinoideve sintetike ose te të cilët mund të dyshohet përdorimi, ndonëse konfirmimi i rastit kërkon zbulimin e brodifacoum-it në gjak, serum, plazmë ose urinë. Aktualisht, agjencia po koordinon aktivitetet kombëtare të mbikëqyrjes për raste të mundshme dhe u kërkon operatorëve shëndetësorë t'ua nënshtrojnë kontrolleve pacientët e tyre që paraqesin shenja klinike koagulopatie ose hemorragjie të pashpjegueshme dhe që kanë një historik të mundshëm të përdorimit të kanabinoideve sintetike.

Një INR më e madhe se 2, konsiderohet si kriter për sinjalizimin e rasteve. Mjekët që përballen me pacientë që kanë këtë lloj problemi dhe që së fundi kanë dhuruar plazmë, apo gjak, duhet të informojnë patjetër autoritetet kompetente. CDC-ja u këshillon më tej mjekëve që kryejnë procedura invazive ose kirurgjike, që t'ua nënshtrojnë kontrolleve para ndërhyrjes pacientët me një historik të përdorimit të kanabinoideve sintetike, edhe nëse nuk kanë simptoma të dukshme koagulopatie. CDC-të rikujtojnë gjithashtu t'i sinjalizojnë për mos përdorim të kanabinoideve sintetike pacientët që u janë nënshtruar së fundi ndërhyrjeve kirurgjike ose procedurave të tjera, që mund të shkaktojnë hemorragji.

 

CDC 2018
https://emergency.cdc.gov/han/han00410.asp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC