Farmaci

qer262018

Vaksina kuadrivalente për papilomavirusin nuk ka asnjë lidhje me sëmundjet autoimune

Vaksina kuadrivalente për papilomavirusin human (HPV4) nuk është e lidhur me një rrezik të çrregullimeve autoimune te vajzat, sipas një studimi që konfirmon atë çka është gjetur në dy studime të tjera të gjera kohorte, të zhvilluara në Danimarkë dhe në Zvicër.

"Rezultatet tona i shtohen numrit në rritje të provave që tregojnë sigurinë e kësaj vaksine dhe për këtë, duhet të sigurojmë prindërit dhe operatorët shëndetësorë", shkruan Linda Lévesque (Universiteti i Torontos) autore kryesore e studimit.

Papillomavirusi human, të cilin e mbajnë 50-75% e njerëzve seksualisht aktivë në të gjithë botën, është më i zakonshmi ndër infeksionet seksualisht të transmetueshme. Studime në kontekste reale kanë treguar efikasitetin e vaksinës HPV4, që mbron nga katër çepe kancerogjene të virusit e megjithatë ekzistojnë ende shqetësime në lidhje me sigurinë e saj.

Për të patur prova më konkrete, kërkuesit kanadezë kanë zhvilluar një studim kohorte retrospektiv në të cilin kanë vënë përballë rrezikun për një endpoint të përbërë nga 12 shqetësime të ndryshme autoimune të zhvilluara nga 7 deri në 60 ditë pas vaksinimit, krahasuar me periudhën e mëpasme, kur efektet biologjike nuk janë shkaktuar nga vaksina.

Studimi ka përfshirë 290.939 vajza me moshë mesatare 13,2-vjeçare në periudhën 2007-2013. Gjatë ndjekjes prej 2,9 vjetësh, 681 vajza të vaksinuara kanë zhvilluar patologji autoimune. Nga këto raste, 11.3% (77 vetë) janë verifikuar gjatë periudhës nga 7 deri në 60 ditë pas vaksinës. E pra, analiza nuk ka treguar asnjë shtim të dukshëm të rrezikut për të zhvilluar patologji autoimune pasi është bërë vaksina, gjatë kësaj periudhe krahasuar me të mëtejshmen. Artriti reumatoid juvenil ka paraqitur pjesën më të madhe të rasteve të identifikuara (323 vetë; 44,6%). Megjithatë, edhe në këtë rast, norma nuk ishte dukshëm më e rritur gjatë periudhës që është konsideruar si e rrezikshme. Një analizë eksploruese nuk ka treguar asnjë lidhje të dukshme mes vaksinimit HPV4 dhe sëmundjeve të tjera autoimune që janë hasur më vete, mes të cilave paraliza e Bell-it (65 vetë), neuriti optik (67 vetë) dhe sëmundja e graves (47 vetë).

Autorët nënvizojnë se rezultatet mund të mos jenë të aplikueshme te gratë e rritura dhe meshkujt ose për vaksinën HPV2 bivalente, ndonëse studime të tjera kanë dhënë prova mbi sigurinë e kësaj vaksine përballë patologjive autoimune.

 

CMAJ. 2018. doi: 10.1503/cmaj.170871
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29807937


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC