Farmaci

qer272018

Neoplazitë gastrointestinale. Konfirmohet efikasiteti i regorafenibit në tumorin kolorektal

Një studim konfirmon në praktikën klinike të përditshme efikasitetin dhe sigurinë e regorafenibit, një terapi e synuar për pacientët me tumor kolorektal metastatik. Këtë e nënvizon një shënim i Bayer-it, që saktëson se studimi vëzhgues ndërkombëtar CORRELATE, që është prezantuar në kongresin e njëzetë botëror të tumoreve gastrointestinale në Barcelonë, ka përfshirë 1307 pacientë nga 13 vende.

Në Itali, janë rekrutuar 193 pacientë (19% i numrit të përgjithshëm), ndjekur nga Franca ku janë rekrutuar 242 pacientë. "Disponueshmëria gjatë viteve e mundësive terapeutike për trajtimin e personave me tumor kolorektal metastatik ka ndikuar në mënyrë të dukshme dhe pozitive në prognozën e këtyre pacientëve", shpjegon profesor Alfredo Falcone (Universiteti i Pizës). "Zbulimi dhe përdorimi në praktikën klinike i barnave të reja e ka shtuar pak nga pak përfitimin në mbijetesë, duke arritur deri në rreth 30 muaj në format metastatike. Gjatë kongresit, janë paraqitur të dhënat e një studimi vëzhgues, perspektiv, global, me një nga këto barna, regorafenibin".

Në studimin CORRELATE, mbijetesa globale mesatare ka qenë 7,6 muaj, krahasuar me 6,4 të studimit regjistrues CORRECT dhe mbijetesa e lirë nga përparimi me 2.8 muaj, krahasuar me 1.9 në CORRECT. Dozimi mesatar i përdorur ka qenë 120 mg, baras me 75% të dozimit të planifikuar (160 mg): 57% e pacientëve ka nisur me 160 mg, 30% me 120 mg, 12% me 80 mg.

"Ky kërkim përfaqëson studimin më të gjerë vëzhgues në botë në lidhje me regorafenibin. Rezultatet e studimit CORRELATE konfirmojnë dhe riforcojnë avantazhet e regorafenibit në praktikën klinike", nënvizon doktoresha Francesca Bergamo (Instituti Onkologjik i Venetos). "Elasticiteti i dozimit fillestar dhe në vazhdim të trajtimit, në optikën e një trajtimi të personalizuar është i rëndësishëm në menaxhimin e barit, me qëllim arritjen e përfitimeve më të mira në kuptimin e mbijetesës, me mundësinë më të vogël për efekte të kundërta".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC