kor122018
Projektohen barnat inteligjente që do të komunikojnë me aplikacionet
Një blister i teknologjisë së lartë që komunikon me një aplikacion, duke monitoruar kështu aderencën terapeutike. Kjo është një nga të rejat e fundit të sektorit të novacionit dhe të teknologjisë së aplikuar te shëndeti, ku po rritet interesi në të ashtuquajturin synim "përtej tabletës". Pra, për ç'mund t'i ofrohet pacientit për të përmirësuar efikasitetin e kurës. Ky është një front në të cilin ndërmarrjet farmaceutike po bëjnë shumë, për të shkuar drejt e te pacientët duke thjeshtëzuar qasjen ndaj shëndetit. Ja, një e dhënë: në vitin 2018, përdorimi i aplikacioneve për shëndetin në pajisjet teknologjike mobile është shtuar me 48%, përkundër 16% që ishte në vitin 2014 (të dhënat Accenture).
Vëmendjen mbi këtë temë e ka drejtuar nòva.tech e Sole 24 orë që sinjalizon të renë e fundit në sektor: blisteri "inteligjent", i pajisur me një qark që jep një sinjal sa herë që pacienti merr dozën e një bari të caktuar. Doktori dhe pacienti, të pajisur me smartfonë me aplikacion të aktivizuar secili me të dhënat e tij, mund të monitorojnë mënyrën se si po ndiqet terapia e dhënë.
Ky është thjesht një shembull, më i riu mbi atë që ndërmarrjet farmaceutike dhe ato dixhitale, mund të bëjnë së bashku. Këtë e konfirmojnë deklaratat e lëshuara nga Big Pharma.
"E ardhmja do të integrohet dhe do të luhet në marrëveshjet midis kompanive dixhitale dhe kompanive farmaceutike, nënvizon Luigi Boano, menaxher i përgjithshëm i Novartis Oncology Italia. Ndërmarrjet e botës dixhitale u japin mundësi atyre farmaceutike që të shtojnë njohjet e tyre dhe të prodhojnë barna të reja. Kjo është rruga e së ardhmes".
"Teknologjia dhe shkenca duhet të jenë plotësuese të njëra-tjetrës dhe të ofrojnë shërbime që përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve, shpjegon Fabio Mazzotta (menaxher në Sanofi). Kjo aleancë duhet të japë mundësi të analizohet në kohë reale një sasi e madhe informacioni, që mund ta bëjë më efikas procesin e kërkimit dhe të përsosmërisë së kurave. Në këtë logjikë, bari mund dhe duhet të reshtë së qeni vetëm një produkt. Ai duhet të bëhet pjesë e një rrugëtimi terapeutik, që dialogon me sistemet e diagnostikimit, pajisjet e shërbimet dixhitale, për të ofruar përbërës të personalizuar, të përdorshëm në çdo kohë, të bazuar në algoritme të inteligjencës parashikuese dhe që ofrojnë zgjidhje të përshpejtuara, sipas nevojave të kurës".
Në këtë "ndryshim të paradigmës", hapen hapësira të reja për faqet e mëdha teknologjike të rrjetit, të tilla si: Amazon, Google, Apple, që po i marrin tashmë dhe për këdo që ofron shërbime të veçanta dhe novatore, në fushën e shëndetit.
Simona Zazzetta