Farmaci

sht102018

Linagliptina shfaq efikasitetin te pacientët me diabet 2 e me rrezik të lartë vaskular dhe renal

Kanë qenë pozitive rezultatet e studimit CARMELINA, i cili ka vlerësuar efektet e linagliptinës (frenuese e DPP-4, si një shtesë e standardit të kurës) mbi rezultatet kardiovaskulare te subjektet e rritura me diabet të tipit 2 dhe me rrezik të lartë kardiovaskular. Boehringer Ingelheim dhe Eli Lilly and Company kanë lajmëruar se studimi, rezultatet e plota të të cilit do të prezantohen me rastin e Kongresit të 54-tërt të Shoqatës Europiane për Studimin e Diabetit (EASD) në Berlin, e ka arritur endpointin primar, 3P-MACE (3 pika në lidhje me rezultate kardiovaskulare të mëdha), që përcaktohet si koha e kaluar nga eventi i parë i vdekshmërisë për shkaqe kardiovaskulare, infarkti i miokardit jo fatal ose iktusi jofatal.

"CARMELINA konsolidon profilin e sigurisë klinike afatgjatë të linagliptinës te të rriturit me diabet të tipit 2, përfshi ata që janë më në rrezik për komplikacione vaskulare. Studimi shton dëshmi të reja të rëndësishme për pacientët me rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet renale, një popullsi pacientësh të nënpërfaqësuar në studimet e mëparshme mbi rezultatet kardiovaskulare te pacientët me diabet", ka deklaruar Waheed Jamal, zëvendëspresident i korporatës dhe kreu i mjekësisë kardiometabolike në Boehringer Ingelheim.
Në studim janë përfshirë 6,979 të rritur me diabet të tipit 2 dhe rrezik të lartë kardiovaskular, shumica me sëmundje të veshkave, në 600 qendra (27 shtete), me një ndjekje mesatare prej 2,2 vjetësh. Linagliptina (5 mg një herë në ditë), si një bar i shtuar kurës standarde, që përfshinte barna hipoglicemike dhe kardiovaskulare, mes të cilëve agjentët antihipertensivë dhe për uljen e yndyrave, është krahasuar me placebon. Profili i sigurisë së përgjithshme të linagliptinës ka mbetur në përputhje me gjetjet e mëparshme dhe nuk janë shfaqur problematika të reja që kanë patur lidhje me sigurinë.

"Linagliptina ka shfaqur siguri kardiovaskulare te të rriturit me diabet të tipit 2 dhe rrezik të lartë vaskular, pa qenë e nevojshme të bëheshin rregullime të dozave, pavarësisht nga funksioni i veshkave. CARMELINA konfirmon më tej se linagliptina është një terapi efektive dhe e toleruar mirë, e lehtë për t'u marrë, për të rriturit me diabet të tipit 2", përfundon Jeff Emmick, nën President ne Lilly Diabetology.

 

Boehringer Ingelheim dhe Eli Lilly and Company
Deklaratë për shtyp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC