Farmaci

sht192018

Eriona Gjinukaj, emërohet Shefe Operacionale në ndërmarrjen biofarmaceutike Dompé

Eriona Gjinukaj është emëruar Shefe Operacionale në ndërmarrjen biofarmaceutike Dompé. Tridhjetë e tetë-vjeçarja me origjinë shqiptare, nënë e dy fëmijëve, pas diplomimit në Ekonomi Biznes pranë universitetit "La Sapienza" në Romë, i ka plotësuar studimet e saj me një MBA në Universitetin Politeknik të Milanos.

Në vitin 2005, ajo është futur në Bain & Company, ku ku ka fituar një ekspertizë të konsoliduar dhe të njohur ndërkombëtarisht, në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Eriona Gjinukaj është ngarkuar me detyrën e rëndësishme të udhëheqjes së projektit të ndërkombëtarizimit të kompanisë, të fokusuar në fushën e bioteknologjisë, që ka nisur tashmë me zyrat në Gjermani, Francë dhe Spanjë. Së fundi, pas aprovimit nga FDA-ja të terapisë së parë për trajtimin e keratitit neurotrofik, kompania ka shtuar degën e San Franciskos si bazë për Dompé SHBA.

Drejtuesja e re do të koordinojë të gjitha aktivitetet e Dompésë, përfshi ato të selisë në Itali, në përputhje me qëllimin strategjik të vazhdimit të sjelljes së zgjidhjeve inovative në përgjigje të nevojave mjekësore të paplotësuara ndaj pacientëve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC