Farmaci

sht202018

Remifentanili i marrë gjatë lindjes, mund të evitojë shumë epidurale

Gratë që, gjatë lindjes, marrin analgjezikun intravenoz remifentanil, ka më pak të ngjarë të kenë nevojë për epidurale në vazhdim, sesa ato që bëjnë një injeksion intramuskular meperidine, që është pjesë e standardit aktual të kujdesit. Këto janë rezultatet e një studimi të botuar në "Lancet". "Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se të paktën një grua në tre që merr meperidinë për të menaxhuar dhimbjen gjatë lindjes, ka nevojë për një epidurale më vonë, sepse bari nuk është gjithmonë i efektshëm. Ai gjithashtu ka efekte anësore të padëshiruara, të tilla si qetësim dhe të vjella për nënën, si dhe mund të kalojë në gjakun e foshnjës përmes placentës", thotë Matthew Wilson (Universiteti i Shefilldit, Angli), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore një numër total prej 400 grash të moshës 16 vjeçe e lart, gjatë javës së 37-të të shtatzënisë, për të marrë remifentanil (201 vetë) ose meperidinë (199 vetë) gjatë lindjes. Pacientet në grupin e remifentanilit mund ta kontrollonin vetë marrjen e remifentanilit, kështu që merrnin 40 g, sipas kërkesës, çdo dy minuta.

Pacientet në grupin e meperidinës merrnin 100 mg meperidinë çdo katër orë për një maksimum prej 400 mg në një periudhë 24-orëshe. Të gjitha pjesëmarrëset mund të kërkonin një epidurale në çdo kohë, me ndërprerjen e formës tjetër të lehtësimit të dhimbjes. Të dhënat treguan se 19% e pacienteve në grupin e remifentanilit dhe 41% të atyre në grupin e meperidinës, kishin nevojë për epidurale.

Gjithashtu, nevoja për forceps apo vakum gjatë lindjes, ishte më e rrallë te femrat që morën remifentanilin sesa tek ato që morën meperidine (15% në krahasim me 26%). Megjithatë, incidenca e niveleve të ulëta të oksigjenit ishte më e mundshme te femrat në grupin e remifentanilit, sesa në ato të grupit të meperidinës (14% kundrejt 5%). Asnjë ngjarje serioze negative ose reaksione ndaj barit nuk është vërejtur në asnjë grup.

Autorët arrijnë në përfundimin se rezultatet mbështesin përdorimin e remifentanilit, edhe pse efekti i barit në nivelet e oksigjenit të nënës duhet të qartësohet nga studimet e mëtejshme.

 

Lancet. 2018. doi: 10.1016/S0140-6736(18)31613-1
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30115484


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC