Farmaci

nën152018

Sëmundja Crohn. Të dhëna të reja mbi efikasitetin e antitrupit monoklonal

Konfirmohet efektiviteti i ustekinumabit afatgjatë, një antitrupi monoklonal anti-interleukine 12 dhe 23, në trajtimin e sëmundjes Crohn. Këto janë rezultatet e tre viteve të studimit IM-UNITI, një studim klinik i fazës 3, shumëqendror, me përzgjedhje rastësore, double-blind, me grupe paralele të kontrolluara me placebo. Ky studim, aktualisht në progres, ka si qëllim vlerësimin e efikasitetit dhe sigurisë së terapisë mbajtëse me ustekinumab, te të rriturit me sëmundjen Crohn, nga të moderuar në të rëndë.

Terapia ka dhënë rezultate interesante të menjëhershme, si edhe pas një e pas dy vjetësh, me marrjen e një përgjigjeje klinike me kontrollin e simptomave te 40% e pacientëve, që pas javës së tretë të nisjes. Pas 44 javëve të para ndodhi frenimi i sëmundjes, përkatësisht në 53 dhe 48.8% të pacientëve të trajtuar çdo 8 ose 12 javë.

Përqindjet që janë konfirmuar në fund të vitit të dytë të trajtimit, rezultojnë edhe më të mira më tej. Në javën e 152-të, 60.3% e të gjithë pacientëve të trajtuar ustekinumab, që kanë hyrë në fazën  e zgjatjes së studimit, ishin në remision klinik dhe 68.8% kishin shfaqur një përgjigje klinike. Në veçanti, 61.9% e pacientëve që janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë 90 mg ustekinumab çdo 12 javë dhe 69.5% e pacientëve të trajtuar çdo tetë javë.

"Kjo është shumë e rëndësishme në një sëmundje kronike si kjo", thotë Ambrogio Orlando (Spitalet e Bashkuara "Villa Sofia-Cervello" në Palermo). "Edhe pacientët, duke e ditur se mund të kenë një bar që ruan remisionin, kanë një qetësi më të madhe. Kjo, mbi të gjitha, në lidhje me atë që kishte qenë roli i barnave që kishin paraprirë ustekinumabin, barnat anti-TNFalfa.

Përballë një përgjigjeje të menjëhershme, këto barna kishin problemin e humbjes së përgjigjes për shkak të imunogjenitetit të tyre të tepërt. Në veçanti, infliximabi, pak më pak se golimumabi dhe adalimumabi, janë barna që zhvillojnë një sërë problemesh që lidhen me formimin e antitrupave kundër antitrupit monoklonal që me kalimin e kohës, çojnë në një humbje të përgjigjes". Kjo sillte shpesh nevojën për të rritur dozën e barit apo për të reduktuar intervalet e dozimit ose për të shtuar një imunosupresant, derisa të arrihej në ndryshimin e anti TNFalfa-s, duke kaluar për shembull nga infliximabi, tek adalimumabi e kështu me radhë.

"Terapia duhej të rimodulohej sipas këtij imunogjeniteti, shton gastroenterologu. Me ustekinumabin kjo nuk duket se ndodh. Përqindja e antitrupave kundër barit është jashtëzakonisht e ulët dhe nuk ka humbje të përgjigjes. Ai që përgjigjet, e ruan përgjigjen, pavarësisht nga optimizimi".

Konfirmimi i efikasitetit të terapisë me ustekinumab në kohë është shtuar në shpejtësi tek ata që i përgjigjen, favorizuar gjithashtu nga metodat e administrimit të antitrupit monoklonal. "Mënyra se si është administruar është interesante", kujton Silvio Danese (Instituti Klinik Humanitas, Rozano): "Ne e dimë se për antitrupat monoklonalë, një nga momentet thelbësore është ai i induksionit. Ne duhet të bëjmë të mundur që "butoni i inflamacionit" të fiket sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që mund të arrihet duke e marrë barin në rrugë intravenoze. Pas kësaj, pacienti mund të vazhdojë terapinë më të përshtatshme me administrimin nën lëkurë".

 

Franco Marchetti


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC