Farmaci

nën202018

Alirocumabi përmirëson prognozën kardiovaskulare pas një eventi koronar akut

Sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine", shtimi i alirocumabit në trajtimin me statina me intensitet të lartë është i lidhur me një rrezik të reduktuar të ngjarjeve të përsëritura ishemike kardiovaskulare.

"Duke qenë se pacientët që në të kaluarën kanë qenë viktima të sindromës koronare akute, janë në rrezik të lartë për evente kardiovaskulare ishemike të përsëritura, ne jemi përpjekur të verifikojmë nëse alirocumabi, një antitrup monoklonal human që lidhet me proteinën PCSK9, ishte në gjendje të përmirësonte prognozën kardiovaskulare pas një eventi akut koronarik te pacientët në terapi me statina me intensitet të lartë", ka thënë Gregory Schvvartz (Universiteti i Kolorados), autori kryesor i artikullit. Me këtë qëllim, studiuesit kanë regjistruar 19,000 pacientë që vitin e kaluar u goditën nga një event koronar akut, që kishin nivele të lipideve të rritura, me LDL mbi 70 mg/dl në shumicën e rasteve dhe të cilët po merrnin statina në doza të larta.

"Pacientët janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë placebo ose alirocumab me injeksion çdo dy javë", thotë studiuesi, duke deklaruar se gjatë një ndjekjeje mesatare prej 3 vjetësh, endpointi primar i përbërë nga vdekjet koronare, infarktet e miokardit jofatale, iktuset ishemike fatale ose jo dhe shtrimet në spital për anginë të paqëndrueshme, ka ndodhur më shpesh në grupin e trajtuar me shtimin e alirocumabit, në krahasim me kontrollet me norma përkatëse prej 9.5% dhe 11.1%.

"Si përfundim, është vlerësuar se 49 pacientë duhet të trajtoheshin për 4 vjet, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje akute kardiovaskulare", shkruajnë autorët, duke vënë në dukje se përfitimi më i madh i terapisë me alirocumab është vërejtur te pacientët me nivele LDL mbi 100 mg/dL.

Në Itali, alirocumabi (Praluent), bar i zhvilluar nga Regeneron e Sanofi, është në dispozicion në fashën A, në dy dozime të ndryshme, prej 75 ose 150 mg, të përshtatura sipas nevojave të pacientit. Ajo indikohet për trajtimin e hiperkolesterolemisë primare ose dislipidemisë së përzier, në bashkëpunim me dozën maksimale të toleruar të statinave, ose si monoterapi, te pacientët që janë intolerantë ndaj statinave.

 

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1801174
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30403574


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC