Farmaci

jan152019

Vaksinat. BE-ja jep aprovimin për vaksinën e parë antigrip kuadrivalente, të prodhuar në kultura qelizore

Komisioni Evropian ka autorizuar hedhjen në treg të vaksinës së re të gripit sezonal të prodhuar në kulturat qelizore, Flucelvax tetra. Seqirus-i bën të ditur se vaksina, e miratuar për përdorim nga mosha 9-vjeçare, do të jetë vaksina e parë antigrip kuadrivalente e prodhuar në kulturat qelizore (QIVc, vaksina e gripit kuadrivalente, bazuar në qeliza) në dispozicion në Evropë. Kjo teknologji përfaqëson një ndër ndryshimet më të rëndësishme në prodhimin e vaksinave të gripit që nga vitet 1940 e deri në ditët e sotme, njofton kompania.

Në dhjetor 2018, Seqirus-i prezantoi një studim në Konferencën Kanadeze të Imunizimit (CIC) në lidhje me një analizë të kryer mbi më shumë se 1.3 milion kartela shëndetësore, të cilat treguan se në Shtetet e Bashkuara, gjatë sezonit të gripit 2017-2018, vaksina QIVc ka qenë 36.2% më e efektshme sesa vaksinat kuadrivalente standarde, të kultivuara në vezë (QIVe, vaksina e gripit kuadrivalente me bazë veze) në parandalimin e sindromave të gripit te njerëzit, nga mosha 4-vjeçare. Në Shtetet e Bashkuara, ky sezon i veçantë i gripit është konsideruar si një nga më të këqijtë e viteve të fundit, për shkak të mbizotërimit të virusit H3N2.

Hulumtimet kanë treguar se disa viruse H3N2, kur janë rritur në vezë, iu nënshtrohen ndryshimeve që ulin efektivitetin e vaksinave të gripit (situata e vërejtur në stinët e dominuara nga virusi H3N2). Kur vaksina është prodhuar me procese krejtësisht të jashtme ndaj kulturës së vezëve, siç është ajo në një substrakt qelizash, përbërësi H3N2 është në gjendje të ofrojë një mbrojtje më të synuar dhe për këtë arsye, potencialisht më të mirë, ndaj llojit H3N2 qarkullues sesa opsionet standarde të prodhimit mbi vezë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC