Farmaci

jan172019

EMA paditet për shkak të largimit nga Britania. Fillon beteja gjyqësore

tags: EMA, Brexit

Largimi i zyrave qendrore të EMA-s nga Britania për në Amsterdam, duke ndërprerë kontratën e qirasë 25-vjeçare, e ka çuar atë në dyert e gjykatës...

Një gjigant i pasurive të patundshme nga Katari, ka hedhur në gjyq Agjencinë Europiane të Barnave, e cila kërkon të ndërpresë kontratën afatgjatë të qirasë, për shkak të Brexit-it, në një çështje që avokatët thonë se mund të ketë pasojat e saj në tregun e pasurive të patundshme të Britanisë. "The Canary Wrf Group" ka nisur të mërkurën çështjen, në Gjykatën e Lartë të Britanisë.

EMA, e cila është bazuar në kapitalin britanik që nga viti 1995, është në proces për t'u zhvendosur në Amsterdam, duke pretenduar se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, anulon edhe kushtet e marrëveshjes.
"Canary Wharf", një lagje luksoze zyrash pranë lumit Tames, nisi veprimet gjyqësore kundër agjencisë qershorin e kaluar dhe të mërkurën filloi një seancë gjashtë ditore, ndërkohë që Britania është mbërthyer nga paraliza politike për shkak të Brexit-it.

"Do të jetë gjykata ajo që do të përcaktojë efektet ligjore të Brexit-it dhe ky proces nis sot", ka thënë Joanne Wicks, avokate e firmës së pasurive të patundshme, gjatë hapjes. "Nëse EMA do të ketë sukses në këtë kërkesë, qiramarrësit e tjerë mund të tundohen për të ndjekur shembullin e saj dhe kjo do të ketë pasoja të rëndësishme në tregun e pronës".
Gjykatësi Marcus Smith pritet të vendosë mbi çështjen e përshpejtuar përpara se Britania të largohet nga blloku, më 29 mars.

 

Një rast i rrallë dhe i jashtëzakonshëm

EMA, e cila është përgjegjëse për vlerësimin dhe monitorimin e të gjitha barnave në BE, po përgatitet të zhvendoset në zyrat e reja qendrore me vlerë 300 milionë euro, në Amsterdam.
Por, qiraja në zyrat e saj aktuale, dhjetë katëshe (e lidhur në vitin 2011, përpara zhvendosjes së saj në vitin 2014), është me kohëzgjatje deri në vitin 2039 dhe ka një vlerë prej 17 milionë dollarësh (15 milionë euro) në vit.

Agjencia ka thënë se ky nuk është "një vendim i motivuar ekonomikisht" dhe se nuk mund të veprojë nga Britania, sepse rregulloret e saj thonë se duhet të bazohet në një vend anëtar të BE-së. Ajo po përdor doktrinën ligjore angleze për "frustrimin" (kur ndodh një ngjarje e papritur e cila ndryshon rrënjësisht performancën e një kontrate), në përpjekjen e saj për t'u larguar.

Brexit-i ishte "një mundësi reale e paparashikueshme", tha Jonathan Seitler, avokat i EMA-s, në gjykatë.
"Gjykata nuk ka për të patur më një rast të tillë, kaq të rrallë dhe të jashtëzakonshëm", ka shtuar ai. "Nëse doktrina e frustrimit nuk aplikohet mbi këtë qira dhe në këto rrethana të jashtëzakonshme, atëherë vështirë ta kuptojmë se kur do të aplikohej në raste të tjera".

Në të vërtetë, kjo doktrinë nuk është argumentuar asnjëherë me sukses në ndonjë rast gjyqësor në Britani.
Rasti po vëzhgohet nga afër në qarqet juridike dhe tregtare në Britani, me frikën se mund të hapë derën për pretendime të ngjashme nga një sërë kompanish, biznesi i të cilave ndikohet nga Brexit-i.
"Nëse EMA do të ketë sukses, kjo mund të ketë implikime të mëdha, përtej sektorit të pasurive të paluajtshme", ka thënë Paul Moorcroft, firma ligjore Eversheds Sutherland, për AFP-në. "Megjithatë, duke patur parasysh ligjin, çështja gjyqësore duket shumë e dobët dhe nuk presim që qiramarrësi të fitojë", ka shtuar ai, duke vënë në dukje vështirësi me argumentin e "frustrimit".

EMA tha në një deklaratë se "po ndjek të gjitha opsionet e mundshme në përputhje me marrëveshjen e qirasë, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët".

 

Përgatiti: Blerina Çizmja

Burimi: DailyMail


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC